Pikat kryesore
- Pas trajnerit Fatih Teke, në lidhje me këtë diskutim ka ndërhyrë edhe presidenti i Trabzonspor, Ertugrul Dogan: “Ernest Muçi ishte një lojtar që ekipi ynë i skautëve e pëlqente që para se t’i bashkohej Beshiktashit.
- Por në atë kohë, nuk mund të përballonim kërkesën për çmimin e tij.
- Nëse trajneri Fatih Teke thotë ‘unë e dua këtë lojtar’ në fund të sezonit, ne do të flasim me Beshiktashin dhe do të gjejmë një të mesme të arsyeshme rreth pagesës dhe do e sjellim në skuadrën tonë” , tha Dogan.
“Nëse trajneri e dëshiron…”, bosi i Trabzonspor flet për Muçin: Do negociojmë “Shpërthimi” i Ernest Muçit në dy muajt e fundit ndezi edhe një herë diskutimin rreth të ardhmes së tij ku mes Trabzonspor dhe Beshiktash në mes është edhe një kontratë. Është e qartë që në radhët e Trabzonspor do të ishin të lumtur të kishin Muçin në skuadër edhe sezonin e ardhshëm, por më parë duhet të bindin “shqiponjat” të bëjnë pak skonto në lidhje me kartonin e tij, 8,5 euro janë një shifër jo e vogël. Pas trajnerit Fatih Teke, në lidhje me këtë diskutim ka ndërhyrë edhe presidenti i Trabzonspor, Ertugrul Dogan: “Ernest Muçi ishte një lojtar që ekipi ynë i skautëve e pëlqente që para se t’i bashkohej Beshiktashit. Por në atë kohë, nuk mund të përballonim kërkesën për çmimin e tij. Nëse trajneri Fatih Teke thotë ‘unë e dua këtë lojtar’ në fund të sezonit, ne do të flasim me Beshiktashin dhe do të gjejmë një të mesme të arsyeshme rreth pagesës dhe do e sjellim në skuadrën tonë” , tha Dogan. Nga këto fjalë të numrit një të klubit kuptohet qartë se palët, Trabzonspor dhe Beshiktash do të futen në negociata në fund të këtij sezoni, kohë kur Muçit i përfundon edhe huazimi. Deri në këtë pikë të sezonit, Muçi ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 1 asist. loading…