Nga Lezha në Fier dhe Lushnje/ Hapet gara për drejtor policie dhe shef komisariati në…

Nga Lezha në Fier dhe Lushnje/ Hapet gara për drejtor policie dhe shef komisariati në…

Pikat kryesore

  • Në zbatim të urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm, konkurset janë hapur për pozicionet e mëposhtme: -Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak të transferimit të drejtorit aktual në një DVP tjetër.
  • -Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas shkarkimit nga detyra të punonjësit të përzgjedhur më parë.
  • Faza e aplikimeve për këto pozicione do të mbyllet më 22 janar 2026.

Policia e Shtetit ka njoftuar thirrjet për konkurse për pozicionet e “Drejtorit Vendor të Policisë” dhe “Shefit të Komisariatit” në disa drejtorive dhe komisariate të vendit, me qëllim promovimin e personelit me aftësi të larta, integritet dhe rezultate profesionale. Në zbatim të urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm, konkurset janë hapur për pozicionet e mëposhtme: -Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak të transferimit të drejtorit aktual në një DVP tjetër. -Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas shkarkimit nga detyra të punonjësit të përzgjedhur më parë. Faza e aplikimeve për këto pozicione do të mbyllet më 22 janar 2026. Për sa i përket pozicioneve të shefave të komisariateve, thirrjet janë hapur për: -Komisariati i Policisë Fier dhe Lushnjë (DVP Fier) -Komisariati i Policisë Kavajë (DVP Durrës) -Komisariati i Policisë Kolonjë (DVP Korçë) -Komisariati i Policisë Mat dhe Bulqizë (DVP Dibër) Shkaku i këtyre konkurseve është kryesisht transferimi i shefave aktualë ose ndërprerja e marrëdhënieve të punës, ndërsa faza e aplikimeve për këto pozicione do të mbyllet më 23 janar 2026.

Lini një Përgjigje