Pikat kryesore
- Rossella Blandi, Arbëreshë e Kalabrisë së Italisë, e cila edhe pse është lindur dhe rritur larg atdheut të parëve të saj, e flet shumë mirë Gjuhën Shqipe, duke treguar kështu lidhjen e fortë që ka me Shqipërinë.
- Çdo vit ajo zgjedh që festat e 28-29 Nëntorit ti festojë në Shqipëri së bashku me familjen e saj.
- Ndërsa ruan me fanatizëm kulturën e traditat shqiptare, Rossela tregon interes për qëndisjen e simboleve kombetare.
Rossella Blandi, Arbëreshë e Kalabrisë së Italisë, e cila edhe pse është lindur dhe rritur larg atdheut të parëve të saj, e flet shumë mirë Gjuhën Shqipe, duke treguar kështu lidhjen e fortë që ka me Shqipërinë. Çdo vit ajo zgjedh që festat e 28-29 Nëntorit ti festojë në Shqipëri së bashku me familjen e saj. Ajo thotë se atmosfera e nëntorit është shumë e veçantë. Ndërsa ruan me fanatizëm kulturën e traditat shqiptare, Rossela tregon interes për qëndisjen e simboleve kombetare. Festës së organizuar në Tiranë iu bashkuan edhe qytetarë të Kosovës, dhe trevave të tjera shqipfolëse. Olsa dhe Hira Dragusha, pjesë e Ansamblit kulturor për fëmijë në Prishtinë performuan me kostume popullore këngë e valle patriotike, duke krijuar një atmosferë që të çon pas në traditën shqiptare. “Atmosfera shumë e mirë. viti i dytë që vijm për festat e nëntorit. Shqipëri-Kosovë jemi një.” Pazari i Ri në kryeqytet, i veshur me ngjyrat kuq e zi, u kthye në festë, ku fëmijë, të rinjë e të moshuar, u bënë bashkë në festën e Pavarësisë, duke krijuar një mozaik emocionesh. Një vend të veçantë këtë ditë, zunë edhe stendat me produkte ushqimore tradicionale, ku u ekapozuan gatime nga zona të ndryshme të vendit, duke sjell aromat e festës për vendasit, por, edhe për vizitorët./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shteti shqiptar mbush 113 vjeç / Ledia Dushku: Jemi shteti i vetëm në botë pa certifikatën e lindjes Nga parada me flamuj e kuaj te kurorat me lule, si u festua në Shkodër dita e Flamurit Flamuri i SHBA-së valëvitet në Damask për herë të parë, që nga viti 2012