Nga Elbasani në Irak, skuadra e re e bomberit portugez pas 12 golave

Nga Elbasani në Irak, skuadra e re e bomberit portugez pas 12 golave

Pikat kryesore

  • Pasi mbylli kapitullin me Elbasanin, talenti portugez 27-vjeçar ka zgjedhur të provojë veten në kampionatin elitar irakian, të njohur si “Irak Stars League”.
  • Gjatë qëndrimit të tij te skuadra verdheblu në kampionatin shqiptar, sulmuesi u aktivizua në 58 takime.
  • Në këtë periudhë, Ze Gomes gjeti rrugën e rrjetës në 12 raste dhe shërbeu 3 asiste për shokët e ekipit, duke ofruar një kontribut të vazhdueshëm në repartin ofensiv.

Golan SC ka siguruar shërbimet e Ze Gomes. Pasi mbylli kapitullin me Elbasanin, talenti portugez 27-vjeçar ka zgjedhur të provojë veten në kampionatin elitar irakian, të njohur si “Irak Stars League”. Gjatë qëndrimit të tij te skuadra verdheblu në kampionatin shqiptar, sulmuesi u aktivizua në 58 takime. Në këtë periudhë, Ze Gomes gjeti rrugën e rrjetës në 12 raste dhe shërbeu 3 asiste për shokët e ekipit, duke ofruar një kontribut të vazhdueshëm në repartin ofensiv. Lëvizja e tij drejt Irakut ka habitur jo pak opinionin sportiv, duke u cilësuar si një nga transferimet më të papritura të kësaj faze merkatoje.

Lini një Përgjigje