Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër në lagjen Dardania të Prishtinës, te vendi ku ka rënë në krye polici Triumf Riza, do të mbahet ceremonia e homazhit pranë pllakës përkujtimore kushtuar atij. Nga policia është bërë e ditur edhe se gjatë kësaj ceremonie do të bëhet vendosja e gurthemelit të memorialit i cili do të ndërtohet si simbol nderimi dhe kujtimi për veprën e tij. Nesër, më 30.08.2025, duke filluar nga ora 10:00, në lagjen Dardania të Prishtinës, tek vendi ku ka rënë në krye të detyrës zyrtari policor Triumf Riza, do të mbahet ceremonia e homazhit pranë pllakës përkujtimore kushtuar atij. Gjatë kësaj ceremonie po ashtu do të bëhet edhe vendosja e gurthemelit të memorialit i cili do të ndërtohet si simbol nderimi dhe kujtimi për veprën e tij dhe për sakrificën e të gjithë zyrtarëve policorë që kanë dhënë jetën në krye të detyrës. Në ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, përfshirë: kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme në detyrë z. Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha si dhe eprorë të lartë të Policisë së Kosovës. Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë ceremoni të homazheve. Fillimi i vitit shkollor, këshillat shëndetësore që çdo prind duhet t’i ketë parasysh “Mjaft me vrasje, kohë për paqe”, mesazhi i BE-së për Rusinë, Hungaria refuzon sërish një tekst kritik ndaj Moskës Merz paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të zgjasë “për muaj të tërë” Rikthimi në garë për Lipjanin, Shukri Buja: Është amanet i shokëve në Hagë Çfarë rezultati pritet?! Kim Kardashian i nënshtrohet provimit për t’u bërë avokate Fermin Lopez do të bëjë një deklaratë publike për të ardhmen e tij E çara e fustanit të Leonora Jakupi habit ndjekësit Fillimi i vitit shkollor, këshillat shëndetësore që çdo prind duhet t’i ketë parasysh Olta Gixhari tregon frikën që ka për djemtë e saj “Mjaft me vrasje, kohë për paqe”, mesazhi i BE-së për Rusinë, Hungaria refuzon sërish një tekst kritik ndaj Moskës
Nesër vendoset gurthemeli i memorialit për Triumf Rizën – Policia bën homazhe në Dardani