Pikat kryesore
- Sot bëhen nëntë vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
- Me rastin e kësaj dite, kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë homazheve në nderim të Astritit, theksoi domosdoshmërinë e zbardhjes së plotë të rastit.
- Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha bashkë me ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe deputeten Shqipe Mehmeti-Selimi, kanë bërë homazhe pranë varrit të Astrit Deharit.
Sot bëhen nëntë vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Me rastin e kësaj dite, kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë homazheve në nderim të Astritit, theksoi domosdoshmërinë e zbardhjes së plotë të rastit. “I bëjmë thirrje sistemit të drejtësisë të bëjë më tepër dhe të angazhohet, sepse ky krim është një plagë e hapur, jo vetëm për familjen Dehari dhe Lëvizjen Vetëvendosje, por për mbarë popullin e Kosovës dhe Republikën tonë”, ka thënë ai. Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha bashkë me ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe deputeten Shqipe Mehmeti-Selimi, kanë bërë homazhe pranë varrit të Astrit Deharit. “Në nderim të aktivistit tonë, Astrit Dehari. E kujtojmë me respekt dhe nderim. Kontributi dhe idealet e Astritit mbeten frymëzim i përhershëm për të gjithë Lëvizjen tonë”, ka shkruar Mehmeti-Selimi. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të 11/05/2025 10:36 Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria 11/05/2025 10:34 Nëntëvjetori i vdekjes së Astrit Deharit 11/05/2025 10:33 Bugaqku, KDI: Presidentja Osmani ka të drejtë të mandatojë emrin e dytë për Kryeministër edhe pa nëshkrimet e deputetëve!