Pikat kryesore
- Në fshatin Skuraj të malësisë së Kurbinit ruhet një histori e shekullit të 12-të e një familje fisnike arbnore.
- Familja Skura ishte njëra nga familjet më të shquara gjatë mesjetës.
- Në një aktivitet të organizuar me banorët e fshatit Skuraj, janë pritur pasardhësit arbëreshë, të cilët vizituan zonën e Skurajt me histori dhe natyrë të mrekullueshme.
Në fshatin Skuraj të malësisë së Kurbinit ruhet një histori e shekullit të 12-të e një familje fisnike arbnore. Familja Skura ishte njëra nga familjet më të shquara gjatë mesjetës. Në një aktivitet të organizuar me banorët e fshatit Skuraj, janë pritur pasardhësit arbëreshë, të cilët vizituan zonën e Skurajt me histori dhe natyrë të mrekullueshme. Pritja e organizuar nga Zef Pjetri mësues dhe historian, është shoqëruar me atmosferë festive nga nxënës dhe banorët e fshatit. Arbëreshët janë larguar me mallin e madh që karakterizon për vendlindjen e tyre Skurajn në malësinë e Kurbinit. Fshati Skuraj i Kurbinit ka lidhje të drejtpërdrejtë më familjen Skura tek e cila për një kohë të gjatë mishërohen fatet historike të Shqipërisë mesjetarë. Çështja rreth dheut të parë, ku lindi familja Skura vazhdon ende të debatohet nga historiografia edhe sot e kësaj dite pa marrë një përgjigje shteruese. Është menduar që pas shekullit të XII ajo braktisi pronat e veta malore dhe u shpërngul drejt Durrësit, Tiranës etj, por një dokument osman, akt noterial i Kadiut Hasan në vitin 1565, si dhe potenciali arkeologjik që ruhet, dëshmojnë plotësisht së të paktën 5 kryefamiljarë më mbiemrin Skura, banonin pikërisht në fshatin e sotëm Skuraj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pas pak “Korrespondent”, na ndiqni në Mulliri që sfidon kohën/ Në Dardhë të Librazhdit funksionon ky mulli me histori 300-vjeçare “Korrespondent” nga Kasandra Pali, (02/05/2026)