Në Rrjoll, jo situatë e tmerrshme si Zvërneci”, Hita: Janë kryer të gjitha veprimet…

Në Rrjoll, jo situatë e tmerrshme si Zvërneci”, Hita: Janë kryer të gjitha veprimet…

Pikat kryesore

  • Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita tha se edhe në rastin e protestave në Rrjoll, Velipojë policia e Shtetit ka qenë prezent dhe ka kryer të gjitha veprimet procedurale.
  • I pyetur se përse nuk pati një reagim ashtu si për ngjarjet e Vlorës, Hita dhe se situata ka qenë në vëmendjen e Policisë së Shtetit, por nuk ka qenë e njëjtë me Zvërnecin.
  • “Edhe në Rrjoll policia ka qenë prezent në konfliktin që ka pasur shoqëria e ndërtimit me banorët e zonës.

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita tha se edhe në rastin e protestave në Rrjoll, Velipojë policia e Shtetit ka qenë prezent dhe ka kryer të gjitha veprimet procedurale. I pyetur se përse nuk pati një reagim ashtu si për ngjarjet e Vlorës, Hita dhe se situata ka qenë në vëmendjen e Policisë së Shtetit, por nuk ka qenë e njëjtë me Zvërnecin. “Edhe në Rrjoll policia ka qenë prezent në konfliktin që ka pasur shoqëria e ndërtimit me banorët e zonës. Gjithmonë janë përfunduar materialet procedurale, janë ndjekur dhe kanë qenë në vëmendjen e Policisë së Shtetit, por nuk ka qenë situata njësoj të tmerrshme si në Zvërnec, ku ishte një veprim i tmerrshëm nga punonjësit e policisë private. Ndoshta dhe masat dhe me ardhjen time kanë qenë më të ashpra, sepse në ngjarjet e Rrjollit nuk kam qenë unë në këtë detyrë, por nëse do isha unë patjetër që do kisha vepruar në të njëjtën mënyrë”, tha Hita.

Lini një Përgjigje