Pikat kryesore
- Një 48-vjeçar i në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në kuadër të bashkëpunimit mes strukturave FAST Albania dhe FAST Itali.
- Sipas autoriteteve italiane, 48-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion gra të futura në mënyrë të paligjshme në Itali.
- Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Një 48-vjeçar i në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në kuadër të bashkëpunimit mes strukturave FAST Albania dhe FAST Itali. Sipas Policisë së Shtetit, Bekim Nikolli u lokalizua dhe u vu në pranga në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë, pas shkëmbimit të informacioneve mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, si dhe mbi bazën e të dhënave të siguruara në rrugë operative. Nikolli ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Napolit e ka dënuar në nëntor të vitit 2021 me 13 vite burg për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Skllavërimit/Nënshtrimit”, sipas legjislacionit penal italian. Sipas autoriteteve italiane, 48-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion gra të futura në mënyrë të paligjshme në Itali. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Dy të vrarë nga të shtënat në festivalin e Torontos Tragjedi në Vietnam, 15 turistë humbin jetën pasi varka e tyre përmbytet në det Operacion antidrogë në Vlorë/ Arrestohen pesë persona dhe sekuestrohen 700 doza narkotike