Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, me sa do të shiten nafta e benzina

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, me sa do të shiten nafta e benzina

Pikat kryesore

  • Bordi i Transparencës ka vendosur sot (19 maj) që të rrisë përsëri çmimin e karburanteve në treg.
  • Nafta do tregtohet me 3 lekë më shumë në krahasim me çmimin e vendosur më 16 maj, kurse benzina me 1 lek më shumë për litër.
  • “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 193 lekë/litër.

Bordi i Transparencës ka vendosur sot (19 maj) që të rrisë përsëri çmimin e karburanteve në treg. Nafta do tregtohet me 3 lekë më shumë në krahasim me çmimin e vendosur më 16 maj, kurse benzina me 1 lek më shumë për litër. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 193 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër”, thekson Bordi në njoftimin zyrtar. Në vendimin e të shtunës, 16 maj, nafta u shit me një çmim 202 lekë/litri, kurse benzina me 188 lekë/litri Njoftimi i Bordit të Transparencës: “Bordi i Transparencës në datë 19 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 193 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora 17.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%”.

Lini një Përgjigje