Pikat kryesore
- Edhe Korça ka dal këtë të premte në protestën lokale të thirrur për atë që nisi kundra projektit në Zvërnec dhe që në median ndërkombëtare po njihet si Revolucioni i Flamingove.
- Qytetarët janë parë të shoqëruar nga familjarë dhe fëmijët e tyre.
- Në këtë protestë është vënë re një numër i lartë qytetarësh, i cili nga dita në ditë vijon të rritet, duke treguar pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe.
Edhe Korça ka dal këtë të premte në protestën lokale të thirrur për atë që nisi kundra projektit në Zvërnec dhe që në median ndërkombëtare po njihet si Revolucioni i Flamingove. Qytetarët janë parë të shoqëruar nga familjarë dhe fëmijët e tyre. Në këtë protestë është vënë re një numër i lartë qytetarësh, i cili nga dita në ditë vijon të rritet, duke treguar pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe. Dje, qytetarët kanë paraqitur gjithashtu pesë kërkesa drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilat lidhen me çështje të ndryshme ligjore dhe politike. Kërkesat janë si më poshtë: Dorëheqja e Qeverisë Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë Shfuqizimi i “Paketës së Maleve” Anulimi i ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare Protestuesit kanë theksuar se do të vijojnë qëndrimin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara.