Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë…

Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë…

Pikat kryesore

  • Një lajm të hidhur ka ndarë për gjithë ndjekësit në rrjete sociale, ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut Arben Çejku.
  • Ku ka lajmëruar ndarjen nga jeta të mikut të tij, diplomatit dhe sipërmarrësit Teodor Osoja.
  • “Ndarja e papritur nga kjo jetë dhe kalimi yt në Orientin e Përjetshëm, na la pa fjalë dhe me shumë dhimbje!” shkruan ai teksa i shpreh ngushëllime familjes së Osojës, bashkëshortes, djemve e nënës së tij.

Një lajm të hidhur ka ndarë për gjithë ndjekësit në rrjete sociale, ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut Arben Çejku. Ku ka lajmëruar ndarjen nga jeta të mikut të tij, diplomatit dhe sipërmarrësit Teodor Osoja. “Ndarja e papritur nga kjo jetë dhe kalimi yt në Orientin e Përjetshëm, na la pa fjalë dhe me shumë dhimbje!” shkruan ai teksa i shpreh ngushëllime familjes së Osojës, bashkëshortes, djemve e nënës së tij. Më tej Çejku shkruan se i ndjeri Teodor Osoja ishte një diplomat që dha kontribut në Ministrinë e Punëve të Jashtme, politikan, intelektual, sipërmarrës dhe themelues i dritës së Muratorisë së Lirë shqiptare. “Ai kudo la gjurmët e tij të një punëtori të palodhur dhe një miku e vëllai të përkushtuar dhe përtej meje që pata fatin dhe nderin ta njoh e të bashkëpunoj, ka me mijëra të tjerë që sot, në ditën e përcjelljes drejt Tempullit Qiellor, kanë shumë për të kujtuar e për te treguar!” është shprehur ish-ambasadori. Duke shtuar se ai ishte “mjeshtër i oratorisë” dhe “kurdoherë i gatshëm” për t’u gjendur në raste halli apo për një bisedë. “Personalisht do ta ndjej shumë mungesën tënde Teo! Qofsh banor i parajsës vëlla” përfundon Çejko. Ndarja e papritur nga kjo jetë dhe kalimi yt në Orientin e Përjetshëm, na la pa fjalë dhe me shumë dhimbje Teodor Osoja! I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së Teos, bashkëshortes Mirela, djemve Marko e David, nënës dhe gjithë të dashurve dhe shoqërisë që la pas! Teodor Osoja ishte një diplomat që dha kontribut në Ministrinë e Punëve të Jashtme, politikan, intelektual, sipërmarrës dhe themelues i dritës së Muratorisë së Lirë shqiptare. Ai kudo la gjurmët e tij të një punëtori të palodhur dhe një miku e vëllai të përkushtuar dhe përtej meje që pata fatin dhe nderin ta njoh e të bashkëpunoj, ka me mijëra të tjerë që sot, në ditën e përcjelljes drejt Tempullit Qiellor, kanë shumë për të kujtuar e për te treguar! Ai ishte një mjeshtër i nderuar i oratorisë dhe kurdoherë i gatshëm për t’u gjendur aty ku e thërriste halli i një shoku apo kënaqësia e një bisede mbi diturinë dhe të mirën e vendit! Personalisht do ta ndjej shumë mungesën tënde Teo!

Lini një Përgjigje