Pikat kryesore
- Arben Pëllumbi: Familjarë, miq, shokë, kolegë bashkëpunëtorë që jeni sot këtu apo nga pamundësia ndodheni shpirtërisht pranë nesh, të gjithë që na keni qëndruar pranë në emër të familjes ju falenderoj.
- Është e vështirë të gjesh fjalët kur humbet një baba, humb një shtyllë të jetës tënde, një mbështetje të heshtur, një figurë që të ka udhëhequr me shembull dhe dinjitet.
- Babai ynë nuk ishte thjesht një prind, ai ishte një njeri me vlerë të rrallë, I drejtë, I qetë dhe I respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Arben Pëllumbi: Familjarë, miq, shokë, kolegë bashkëpunëtorë që jeni sot këtu apo nga pamundësia ndodheni shpirtërisht pranë nesh, të gjithë që na keni qëndruar pranë në emër të familjes ju falenderoj. Është e vështirë të gjesh fjalët kur humbet një baba, humb një shtyllë të jetës tënde, një mbështetje të heshtur, një figurë që të ka udhëhequr me shembull dhe dinjitet. Babai ynë nuk ishte thjesht një prind, ai ishte një njeri me vlerë të rrallë, I drejtë, I qetë dhe I respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ai na mësoi se jeta duhet jetuar me ndërshmëri, me përgjegjësi dhe mbi të gjitha me dashuri për familjen. Na mësoi të qëndrojmë të fortë edhe kur jeta bëhet e vështirë. Të mos ulim kokën përballë padrejtësive dhe të ruajmë gjithmonë dinjitetit. Cdo kujtim me të është një pasuri e pacmuar, për mua dhe për ne Fjalët e tij, këshillat, prania e qetë të gjitha këto do të na shoqërojnë përgjithmonë. Sot e them me krenari që jam djali i tij. Krenar për familjen që ai ndërtoi, për vlerat që na la dhe për dashurinë që na dhuroi pa kushte. Ai do të jetojë gjithmonë te ne në mënyrën si jetojmë, si sillemi dhe duam njëri tjetrin. Largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh, por gjithashtu ka lënë edhe një dritë të fortë shembullin e jetës së tij dhe kjo dritë do të vijojë të na udhëheqë. Lamtumirë profesor, faleminderit për gjithcka na dhe, do të jesh gjithmonë me ne. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Lamtumirë Servet Pëllumbi/ Nura: Ishte profesori babaxhan. Roli i tij, i rëndësishëm në politikë Lamtumirë Servet Pëllumbi/ Rama: Profesori, një pikë referimi në historinë e ndryshimit të epokave Lamtumirë Servet Pëllumbi/ Bamir Topi: Një nga zërat më të ekuilibruar, njeri reformator