Mynyri i rrëmben nga dora hipotekën Eni Çobanit dhe e gris: Është paçavure

Mynyri i rrëmben nga dora hipotekën Eni Çobanit dhe e gris: Është paçavure

Pikat kryesore

  • Mynyri këtë të diel, 17 maj, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani ka sjellë në një ballafaqim motrën e tij, Saqine.
  • Ai e akuzon si mashtruese pasi ka firmosur për shitjen e një trualli, pasuri të familjes, të cilën e ka blerë Bajram Bregasi.
  • Teksa Eni Çobani i tregon fotokopjen e hipotekës, në të cilën rezulton se Bajram Bregasi është pronar i tokës, Mynyri i acaruar ia rrëmben nga dora dhe e gris.

Mynyri këtë të diel, 17 maj, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani ka sjellë në një ballafaqim motrën e tij, Saqine. Ai e akuzon si mashtruese pasi ka firmosur për shitjen e një trualli, pasuri të familjes, të cilën e ka blerë Bajram Bregasi. Teksa Eni Çobani i tregon fotokopjen e hipotekës, në të cilën rezulton se Bajram Bregasi është pronar i tokës, Mynyri i acaruar ia rrëmben nga dora dhe e gris. Ai nuk e merr të mirëqenë si hipotekë, por si një paçavure. Teksa akuzon Bajram Bregasin si mashtrues dhe zaptues. Eni Çobani : Zoti Bajram Bregasi që thoni ju, ju lutem, që ta kuptojmë është pronar. Mynyri: Si është pronar ai?! Eni Çobani: Ta shikojë edhe kamera këtu (hipotekën) është pronar, që ti i thua mashtrues, zaptues e të gjitha. Mynyri: Po kjo është paçavure, moj zonjë! Eni Çobani: Si paçavure, po e ka bërë shteti atë bore zotëri! Mynyri: Kjo… (gris hipotekën). Eni Çobani: Grise se kam të tjera këtu, grise! Mynyri: Ky ka falsifikuar letrat. Vetëm një person është këtu, ku janë personat e tjerë, ku janë juristët?! Eni Çobani: Ke bërë veprimin më të shëmtuar publikisht, që ke grisur hipotekën. Hipoteka është fotokopje, nuk është origjinale… Mynyri: Ajo është paçavure! Eni Çobani: Paçavure, pa paçavure shko në prokurori dhe në gjykatë, por jo të grisësh letrat e shtetit. Saqine: Ky ka 15 moj zonja Eni, tani kujtohet ky për pronën?!

Lini një Përgjigje