Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar masën e përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese që ndalon çfarëdo veprimi drejt krijimit të institucioneve të reja, raporton GazetaBlic.
Musliu në një prononcim për GazetaBlic, ka thënë se shteti është bllokuar për një pozitë që nuk ka peshë e as ndikim.
Deputetja thekson se kush nuk di të qeverisë, bën teatër me institucione ku shton se republika nuk është lodër për interesa partiake.
Ndër të tjera Musliu, thotë se Kosova po kalon ditët më të vështira të saj.
Ajo shton se pa Kuvend funksional nuk ka demokraci por ka vetëm qeveri autoritare me mungesë totale të legjitimiteti ligjor e moral.
*Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.