Murtaja e dhenve në Bulqizë/ Konfirmohet në një fermë, asgjësohen 220 dhi

Murtaja e dhenve në Bulqizë/ Konfirmohet në një fermë, asgjësohen 220 dhi

Pikat kryesore

  • Në një fermë me 220 krerë dhi në Shupenzë të Bulqizës është konfirmuar murtaja e ruminatëve të vegjël.
  • Ferma u vendos në karantinë dhe në një zonë prej rreth 10 km u krye hetim epidemiologjik.
  • Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thotë se nuk janë evidentuar raste të tjera të dyshuara.

Në një fermë me 220 krerë dhi në Shupenzë të Bulqizës është konfirmuar murtaja e ruminatëve të vegjël. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thotë se rasti është dyshuar më 30 mars dhe pas konfirmimit të virusit nga analizat laboratorike u asgjësuan kafshët në fermë dhe u dezinfektua I gjithë ambienti. Ferma u vendos në karantinë dhe në një zonë prej rreth 10 km u krye hetim epidemiologjik. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thotë se nuk janë evidentuar raste të tjera të dyshuara. Autoriteti u bën thirrje të gjithë mbarështuesve të kafshëve të imta të zbatojnë masat e biosigurisë dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave. Murtaja e dhenve është një sëmundje qe nuk transmetohet tek njerëzit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje