Murati: PDK, LDK, AAK po bëhen gati të formojnë qeveri në koalicion me Listën Serbe

Murati: PDK, LDK, AAK po bëhen gati të formojnë qeveri në koalicion me Listën Serbe LV

Pikat kryesore

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka drejtuar akuza në drejtim të ish partive opozitare, PDK-së, LDK-së e AAK-së, për të cilat thotë se po bëhen gati për ta ndryshuar në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe të formojnë qeveri në koalicion me Listën Serbe. Ai përmes një postimi në Facebook thotë se këto parti po ‘premtojnë se pas zgjedhjeve lokale do të bëhen të gjithë bashkë e ta përmbysin qeverinë’. Murati, ndërkaq ka hedhur akuza edhe në drejtim të Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij po ua bën “një argat”, sepse po e mban Kuvendin të bllokuar tash e 1 muaj. Ai tutje shton, se në këto zgjedhje lokale do të përcaktohet edhe se çfarë Qeverie do të ketë Kosova, siç thotë “një Qeveri Kurti 3 që e forcon shtetin, apo një qeveri që e pret Listën Serbe në Kuvend për 6 orë derisa të kthehen nga Beogradi me instruksione se si ta sabotojnë shtetin e Kosovës”. Në këto zgjedhje lokale do të vendoset për shumë më tepër sesa vetëm për komunat. Opozita po bëhet gati për me e ndryshu në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe me formu qeveri në koalicion me Listën Serbe. Këtë tashmë kanë filluar ta thonë edhe hapur nëpër tubime lokale e nëpër studio televizive, nëse ua kushtoni vëmendjen e i dëgjoni me kujdes. Po premtojnë se pas zgjedhjeve lokale do të bëhen të gjithë bashkë e ta përmbysin qeverinë. Por meqenëse e dijnë se një koalicion me Listën Serbe para zgjedhjeve komunale do të ishte fatal për ta, opozita synimin e ka që me e zvarritë sa të mundet hapin e formimit të qeverisë, ashtu që koalicioni i tyre me Listën Serbe me u zyrtarizu tek pasi të kryhen zgjedhjet komunale. Për zvarritje, një argat po ua bën edhe Gjykata Kushtetuese, e cila po e mban Kuvendin të bllokuar tash e 1 muaj. Prandaj këto zgjedhje lokale nuk janë vetëm për komunat, por për shumë më shumë. Në këto zgjedhje lokale do të përcaktohet edhe se çfarë Qeverie do të ketë Kosova – një Qeveri Kurti 3 që e forcon shtetin, apo një qeveri që e pret Listën Serbe në Kuvend për 6 orë derisa të kthehen nga Beogradi me instruksione se si ta sabotojnë shtetin e Kosovës. Qendra Tregtare ETC njofton se më 6 Tetor 2025, ora 18:20, do të zhvillohet tërheqja e madhe VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA! Asteria Collection 10/04/2025 11:15 Japonia do të ketë kryeministren e parë në histori – kush është Sanae Takaichi? 10/04/2025 11:03 Senatorët amerikanë amendament Kongresit: SHBA të mbështesë marrëveshje Kosovë-Serbi me njohje reciproke, jo shkëmbime territoresh 10/04/2025 11:02 Murati: PDK, LDK, AAK po bëhen gati të formojnë qeveri në koalicion me Listën Serbe

Lini një Përgjigje