Pikat kryesore
- Pasditen e djeshme, Kombëtarja shqiptare ka zbritur në fushën e blertë për herë të parë zyrtarisht me trajnerin e ri Rolando Maran.
- Kuqezinjtë zhvilluan seancën e parë stërvitore nën drejtimin e italianit dhe stafi t të tij teknik, të cilët u emëruan në krye të kuqezinjve vetëm pak ditë më parë.
- Pak ditë më parë, u publikua lista e Kombëtares me lojtarë të rinj dhe risi, teksa nuk kanë munguar risitë as në stafi n teknik.
Pasditen e djeshme, Kombëtarja shqiptare ka zbritur në fushën e blertë për herë të parë zyrtarisht me trajnerin e ri Rolando Maran. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e parë stërvitore nën drejtimin e italianit dhe stafi t të tij teknik, të cilët u emëruan në krye të kuqezinjve vetëm pak ditë më parë. Maran zë kështu vendin e Silvinjos në Kombëtare, ku natyrisht do të synojë që të arrijë rezultate si Silvinjo, të paktën në kualifikueset e Europianit dhe natyrisht për të bërë më mirë në Ligën e Kombeve apo edhe në Botëror, gjithmonë nëse kontrata e tij do të vazhdojë deri atëherë. Pak ditë më parë, u publikua lista e Kombëtares me lojtarë të rinj dhe risi, teksa nuk kanë munguar risitë as në stafi n teknik. Pas shumë vitesh si trajner i portierëve të Kombëtares, Ilir Bozhiqi, është larguar dhe vendin e tij në stafi n teknik, e ka zënë Alfred Osmani, i cili për shumë vite e ka mbajtur këtë rol te Shqipëria U21 dhe te skuadra e Tiranës. GJENDJA E SKUADRËS- Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, por trajneri Maran nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Ardian Ismajli. Qendërmbrojtësi kuqezi është larguar nga grumbullimi pas vlerësimeve të kryera nga stafi mjekësor, i cili ka konstatuar se futbollisti nuk ndodhet ende në gjendjen optimale fizike për të përballuar ngarkesën e dy sfi dave të ardhshme. Ismajli iu bashkua fi llimisht ekipit kombëtar, por rikthimi i tij në aktivitet ka qenë i vonshëm pas një dëmtimi muskulor që e mbajti jashtë fushave për disa javë.