Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë…

Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë…

Pikat kryesore

  • Ish-futbollisti i Kombëtares, Sulejman Demollari, shpreh shpresën që Shqipëria të arrijë këtë vit debutimin në finalet e Botërorit, një ekskluzivitet i Televizionit Klan.
  • Në një intervistë për FSHF TV, legjenda e futbollit shqiptar thekson se kualifikimi është i mundur.
  • Unë dëshiroj që çdo futbollist të japë mbi mundësitë e tij në këtë ndeshje.

Ish-futbollisti i Kombëtares, Sulejman Demollari, shpreh shpresën që Shqipëria të arrijë këtë vit debutimin në finalet e Botërorit, një ekskluzivitet i Televizionit Klan. Në një intervistë për FSHF TV, legjenda e futbollit shqiptar thekson se kualifikimi është i mundur. “Polonia është një ekip me arritje dhe suksese të mëdha. Unë dëshiroj që çdo futbollist të japë mbi mundësitë e tij në këtë ndeshje. Po të kemi edhe fat, mund të arrijmë kualifikimin”, tha Demollari. Shqipëria do të luajë më 26 mars në Varshavë gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, dhe nëse e kalon me sukses, më 31 mars do të përballet me fituesin e sfidës Ukrainë–Suedi, po në transfertë. Demollari mbahet mend edhe për golin e shënuar në Wembley ndaj Anglisë në 1989, i cili u anulua padrejtësisht. “Është një gol që kishte arsye pse të anullohej, por ngelet në kujtesën time si një nga më të bukurit për mënyrën si u ekzekutua”, tha ai. Pas Dinamos së Tiranës, Demollari luajti me Dinamon e Bukureshtit në Rumani, ku u kampion, golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i huaj i të gjitha kohërave në futbollin rumun. Ai ka luajtur gjithashtu me Panionios në Greqi dhe Gyor në Hungari, ndërsa si trajner ka drejtuar Kombëtaren dhe disa skuadra në Shqipëri.

Lini një Përgjigje