Muçi thyen rekordin/ Futbollisti kuqezi arrin në 14 gola të shënuar këtë sezon

Muçi thyen rekordin/ Futbollisti kuqezi arrin në 14 gola të shënuar këtë sezon

Pikat kryesore

  • Ishte i veçantë ky derbi Beshiktash-Trabzonspor për Ernest Muçin, që sapo ka vendosur rekordin e golave në një sezon të karrierës së tij.
  • Me rrjetën në stadiumin e Stambollit, në ndeshjen e Superligës së Turqisë, ylli ofensiv kuqezi realizoi rrjetën e 14-të të këtij edicioni.
  • Kjo, në minutën e 62-të, duke përfunduar siç duhet një kundërsulm për fitoren 2-1, dhe në fushë qëndroi gjithsej 77 minuta.

Fitoi një duel shqiptarësh dhe arriti një kulm. Ishte i veçantë ky derbi Beshiktash-Trabzonspor për Ernest Muçin, që sapo ka vendosur rekordin e golave në një sezon të karrierës së tij. Me rrjetën në stadiumin e Stambollit, në ndeshjen e Superligës së Turqisë, ylli ofensiv kuqezi realizoi rrjetën e 14-të të këtij edicioni. Kjo, në minutën e 62-të, duke përfunduar siç duhet një kundërsulm për fitoren 2-1, dhe në fushë qëndroi gjithsej 77 minuta. Rekordin e mëparshëm e kishte me 13 gola në sezonin 2023-2024 kur luante për Legian e Varshavës në Poloni dhe pikërisht Beshiktashin në Turqi. Kjo ishte arsyeja që nuk festoi pasi shënoi. Jo vetëm kaq, por shqiptari ka përmirësim në total për statistikave pasi ka 8 asiste këtë edicion në çdo konkurrim, duke thyer sërish rekordin personal që ishte 7 asiste në 2022-2023 me Legian në Poloni. Kur duhet edhe një javë deri në përfundim të kampionatit, Trabzonspor është I përcaktuar në vendin e tretë, për të marrë pjesë në Ligën e Europës vitin tjetër. Muçi, siç thamë pati një duel shqiptarësh, pasi për Beshiktashin luajti titullar dhe deri në fund Kristian Asllani. Mesfushori i kombëtares ishte aktiv, edhe pse jo gjithmonë i saktë, e nuk pritet të vazhdojë me ekipin nga Stambolli sezonin e ardhshëm. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Muçi, gol dhe miliona/ Lojtari kuqezi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës turke Ernest Muçi, në “udhëkryq”/ Nga Turqia shkruajnë se Besiktas po mendon sërish për yllin Dëmtimi ndal Ernest Muçin/ Mungoi në sfidën e titullit, jashtë edhe për ndeshjen e ardhshme

Lini një Përgjigje