Pikat kryesore
- “Nga ky moment deri në momentin e mbylljes së kapitujve ne duhet të përmbushim disa kritere në fakt që janë akoma dhe më të forta sesa ato që kemi patur me piketat e ndërmjetme.
- Ka shumë legjislacion, shumë zhvillime politike dhe shumë raporte të cilat do duhet të përpilohen nga si nga Komisioni Europian ashtu dhe nga ana jonë.
- Do jetë një periudhë shumë dinamike si politikisht ashtu edhe nga ana e legjislativit në rastin konkret të Kuvendit të Shqipërisë”, tha Kuko në Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN.
Pasi Konferenca e 8 ndërqeveritare Shqipëri-BE shënoi një moment të rëndësishëm në procesin e negociatave për vendin tonë, Romina Kuko deklaroi se 18 muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë dhe sfidues për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimi Europian. Në Ditarin e Pasdites me Pandi Gjatën në ajo tha se pas përmbylljes së IBAR-it, Shqipëria duhet të plotësojë disa standarde për mbylljen e kapitujve të negociatave, sidomos në drejtësi, shtetin ligjor dhe transparencën kundër korrupsionit. “Nga ky moment deri në momentin e mbylljes së kapitujve ne duhet të përmbushim disa kritere në fakt që janë akoma dhe më të forta sesa ato që kemi patur me piketat e ndërmjetme. Ka shumë legjislacion, shumë zhvillime politike dhe shumë raporte të cilat do duhet të përpilohen nga si nga Komisioni Europian ashtu dhe nga ana jonë. Kështu që nga ky moment deri në fund të 2027-s ku ne kemi ambicien për të mbyllur kapitujt janë shumë çështje, të cilat do duhet të qartësohen, çështje bilaterale me shtetet të cilat në një farë mënyre kanë vendosur dhe ato kushtet e tyre kur vjen puna për standardet europiane. Do jetë një periudhë shumë dinamike si politikisht ashtu edhe nga ana e legjislativit në rastin konkret të Kuvendit të Shqipërisë”, tha Kuko në Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN. Sipas saj, sfidat më të mëdha lidhen me kapitujt themelorë që kanë të bëjnë me shtetin ligjor, reformën në drejtësi, ekonominë dhe standardet demokratike.