Pikat kryesore
- Institucionet fetare ne shqiperi jane kunder sherbimit me terapi hormale per te miturit.
- Per Komunitetin Mysliman Shqiptar vendimet mund t ekene pasoja afatgjata, pasi personaliteti dhe dientiteti I te miturve eshte ende ne zhvillim.
- Per institucionet e krishtare, cceshtja kërkon një debat të gjerë publik dhe konsultim multidisiplinar për pasojat mjekësore, psikologjike dhe sociale të trajtimeve hormonale.
Institucionet fetare ne shqiperi jane kunder sherbimit me terapi hormale per te miturit. Per Komunitetin Mysliman Shqiptar vendimet mund t ekene pasoja afatgjata, pasi personaliteti dhe dientiteti I te miturve eshte ende ne zhvillim. Per institucionet e krishtare, cceshtja kërkon një debat të gjerë publik dhe konsultim multidisiplinar për pasojat mjekësore, psikologjike dhe sociale të trajtimeve hormonale. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me udhëzimin për terapinë hormonale tek personat transgjinorë, i cili është bërë publik së fundmi. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, KMSH shpreh kundërshtimin ndaj çdo forme ndërhyrjeje hormonale në moshë të mitur, duke theksuar se të miturit nuk duhet të përballen me vendime që sjellin pasoja afatgjata në një periudhë kur identiteti dhe personaliteti i tyre janë ende në zhvillim. Në reagim vihet theksi te pjesa e udhëzimit ku thuhet se terapia hormonale mund të nisë nga mosha 16 vjeç dhe, në raste të veçanta, edhe nga mosha 14 vjeç. “Ashtu sikurse kemi qëndruar publikisht kundër ligjit të ashtuquajtur për barazinë gjinore, i mbetemi koherent qëndrimit kundër edhe derivateve të tjera të tij, siç është rasti konkret.Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh kundërshtimin e tij ndaj çdo qasjeje që hap rrugë për ndërhyrje hormonale në mosha të tilla. Ne besojmë se të miturit nuk duhet të vendosen përballë proceseve me pasoja të thella dhe afatgjata për jetën e tyre, në një periudhë kur personaliteti dhe identiteti i tyre janë ende në formim.” Më tej, KMSH shpreh shqetësimin se normalizimi i praktikave të tilla mund të sjellë paqartësi dhe tensione sociale në raport me familjen, edukimin dhe vlerat shoqërore. Në përfundim, institucioni u bën thirrje institucioneve shtetërore, profesionistëve të shëndetit, prindërve dhe aktorëve të tjerë shoqërorë që çështje të tilla të trajtohen me kujdes, përgjegjësi dhe përmes një debati të gjerë publik, larg ndikimeve të përkohshme ideologjike. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Salianji: Berisha, hajdut plak/ Ish deputeti i PD: Ftoj të përballet në garë Medvedev kërcënon Evropën pas sulmit në Rumani: Gjumi i qetë ka marrë fund Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve