Muaj hetim pa përgjigje është turp/ Familja e Martin Canit, Ramës: Fol për institucionet…

Muaj hetim pa përgjigje është turp/ Familja e Martin Canit, Ramës: Fol për institucionet…

Pikat kryesore

  • Edhe sot, në fjalimin e tij publik, Kryeministri deklaroi se: “Prindërit duhet të ndihen të lehtësuar…
  • qeveria është ndryshe nga si përshkruhet në kanalet sociale.” Por ndërkohë, realiteti është krejt tjetër: fëmijët vazhdojnë të vriten, institucionet vazhdojnë të dështojnë dhe tragjeditë nuk po ndalen.
  • Këto tragjedi tregojnë se rrjetet sociale nuk janë shkaku i vrasjeve, por dështimi i sistemit arsimor, mungesa e sigurisë në shkolla dhe papërgjegjshmëria institucionale.

Familja e Martin Canit, adoleshentit që u humbi jetën tragjikisht pranë shkollës “Fan Noli” rreth dy vite më parë ka reaguar lidhur me deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se po përdor emrin e djalit të tyre për qëllime politike dhe propagandistike, duke shmangur përgjegjësitë reale të institucioneve që dështuan ta mbronin. Familja Cani shpreh indinjatën e saj të thellë për mënyrën se si Kryeministri Rama vazhdon të përdorë emrin e djalit tonë, Martin Cani, për qëllime politike dhe propagandistike, duke shmangur përgjegjësitë reale të institucioneve që dështuan ta mbronin. Edhe sot, në fjalimin e tij publik, Kryeministri deklaroi se: “Prindërit duhet të ndihen të lehtësuar… qeveria është ndryshe nga si përshkruhet në kanalet sociale.” Por ndërkohë, realiteti është krejt tjetër: fëmijët vazhdojnë të vriten, institucionet vazhdojnë të dështojnë dhe tragjeditë nuk po ndalen. 1. • Një tjetër i mitur u vra në Durrës. Këto tragjedi tregojnë se rrjetet sociale nuk janë shkaku i vrasjeve, por dështimi i sistemit arsimor, mungesa e sigurisë në shkolla dhe papërgjegjshmëria institucionale. 2. Vendosja e kamerave nuk zgjidh problemin Kryeministri foli sot për “smart city në shkolla” dhe për vendosjen e kamerave, duke thënë se: “Algoritmi është një trup që bën atë që thotë.” • nuk parandalojnë dhunën, • nuk zëvendësojnë psikologët, • nuk zgjidhin mungesën e sigurisë, • nuk e shpëtuan Martinin, dhe nuk do të shpëtojnë fëmijë të tjerë pa masa reale. Siguria në shkolla kërkon veprime, jo pajisje teknologjike për propagandë. 3. • Pse nuk ka ofruar asnjë mbështetje institucionale? • Pse nuk ka kërkuar falje për dështimet e sistemit që ai drejton? Fjalët nuk mjaftojnë. Ne kemi parë vetëm heshtje, shmangie dhe përdorim politik të tragjedisë sonë. 4. Pse nuk është blerë pajisja e zemrës që do ta shpëtonte Martinin? Kjo pajisje kushton më pak se një makinë qeveritare, por ende nuk është blerë. Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin që qeveria të kuptojë se pajisjet shpëtojnë jetë, jo kamerat? 5. Pse Kryeministri nuk kritikoi ministrat që qeshën kur u përmend Martini në Parlament? Kryeministri nuk tha asnjë fjalë. Asnjë distancim. Asnjë ndëshkim. Asnjë ndjesë. A është ky respekti që ai pretendon se ka për djalin tonë? 6. Kjo është dëshmi e qartë e dështimit të strukturave të rendit. 7. Kryeministri duhet të kërkojë mbylljen urgjente të hetimit 18-mujor për shkollën Fan Noli dhe sistemin shëndetësor Në vend që të politizojë tragjedinë e Martinit: • Kryeministri duhet të kërkojë mbylljen urgjente të hetimit për përgjegjësinë e shkollës Fan Noli, e cila nuk njoftoi prindërit për incidentin e të premtes; • Duhet të kërkojë mbylljen urgjente të hetimit për dështimin spektakolar të sistemit shëndetësor, që e dërgoi Martinin në spitalin e gabuar dhe nuk kishte pajisjet për ta shpëtuar. 18 muaj hetim pa përgjigje është turp institucional. Ne nuk do të heshtim Martini nuk ishte slogan politik. Martini nuk ishte pretekst për censurë. Martini nuk ishte justifikim për kamera. Martini ishte një fëmijë i mirë, një futbollist me ëndrra, një djalë që meritonte të jetonte.

Lini një Përgjigje