Pikat kryesore
- “Vajze e ëmbël, e qeshur, shumë zemërgjerë, një vajzë që prekej nga fjalët, që kishte një dashuri të madhe për ish-bashkëshortin.
- Kështu është shprehur motra e Xhuana Nikollit për të renë që i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë pas dhunës së ushtruar nga ish bashkëshorti i saj Eraldo Fizi.
- Por vetëvrasja e Xhuanës në kushtet e tronditjes së fortë psiqike mbart me vete një mister të madh.
“Vajze e ëmbël, e qeshur, shumë zemërgjerë, një vajzë që prekej nga fjalët, që kishte një dashuri të madhe për ish-bashkëshortin. Dhe kjo dashuri e mbante, sikur jetonte për të. Por nuk ju kthye kurrë ajo dashuri, nuk ju kthye kurrë. Ishte një yll që lindi në dashuri por u fik në dhunë”. Kështu është shprehur motra e Xhuana Nikollit për të renë që i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë pas dhunës së ushtruar nga ish bashkëshorti i saj Eraldo Fizi. Por vetëvrasja e Xhuanës në kushtet e tronditjes së fortë psiqike mbart me vete një mister të madh. Që edhe sot është veshur nga një tis mjegulle. Atë të shumë pikëpyetjeve të rrethanave në të cilat e reja i dha fund jetës. Xhuana dhe Eraldo të cilët ishin lidhur në martesë më datë 9 Qershor 2025. Njohja e tyre që kishte nisur në bankat e gjimnazit.Xhuana e cila kishte përfunduar studimet në drejtësi, ndërsa Eraldo e kishte mbyllur ciklin e tij të studimeve me ato të gjimnazit. Martesë e cila zgjati vetëm 3 muaj. Që është ende e vështirë për të zbuluar se çfarë çoi në krizën e tyre. Aq sa në muajin nëntor, Xhuana mori vendimin për të lënë banesën bashkëshortore në Lezhë dhe të zhvendosej fillimisht në Tiranë, te një nga motrat e saj që jetonte në kryeqytet. Dhe më pas të jetonte në një apartament të marrë me qira, të cilën e ndante me një shoqen e saj. Shoqe e cila sipas Marjanës, motrës së Xhuanës, ishte e pranishme edhe në spital në momentet e fundit të jetës së saj.