Hantavirusi, qetësohet situata/ Vetëm 13 të infektuar pas vdekjes së parë, por ka ende…

Hantavirusi, qetësohet situata/ Vetëm 13 të infektuar pas vdekjes së parë, por ka ende…

Pikat kryesore

  • Numri i rasteve me Hantavirus nga anija turistike MV Hondius është rritur në 13.
  • Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se Spanja raportoi një rast midis pasagjerëve që janë në karantinë.
  • Megjithatë agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara theksoi se situata mbetet e qëndrueshme.

Numri i rasteve me Hantavirus nga anija turistike MV Hondius është rritur në 13. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se Spanja raportoi një rast midis pasagjerëve që janë në karantinë. Megjithatë agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara theksoi se situata mbetet e qëndrueshme. Numri i vdekjeve nuk është rritur dhe të vetmit që kanë ndërruar jetë nga virusi janë tre persona që ishin në anije. Në dy javët e fundit, të gjithë pasagjerët e mbetur, anëtarët e ekuipazhit dhe stafi mjekësor kanë nga anija luksoze MV Hondius dhe janë dërguar në vendet e tyre për t’u karantinuar. Hantaviruset janë viruse që transmetohen nga brejtësit dhe mund të infektojnë njerëzit dhe të shkaktojnë sëmundje. Virusi i Andeve është i vetmi lloj hantavirusi që dihet se përhapet nga personi në person. Kjo përhapje zakonisht kufizohet tek njerëzit që kanë kontakt të ngushtë me personin e sëmurë. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin e sëmundjeve, simptomat e hantavirusit zakonisht fillojnë të shfaqen 1 deri në 8 javë pas kontaktit me një brejtës të infektuar, prandaj shpesh rastet konfirmohen vonë. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ka 10,000 deri në 100,000 raste te njerëzit në nivel global çdo vit, me ashpërsi që ndryshon në varësi të llojit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shkencëtarët rusë: Vaksina kundër hantavirusit mund të kërkojë vite për t’u zhvilluar 12 punonjës spitali në Holandë vendosen në karantinë pas ekspozimit ndaj hantavirusit Ankthi i Hantavirusit/ Anija ku vdiq pasagjeri, drejt ishujve Kanarie

Lini një Përgjigje