Në komunikimin e bërë publik, shihet se motoristi nuk dorëzon porosinë në adresën e saktë, ndonëse kjo është e specifikuar në aplikacion.
Në vend që të ngjitet deri në zyrat e klientit, ai kërkon që klienti të dalë poshtë për të marrë porosinë.
Kur klienti i kërkon shpjegim, duke pyetur përse duhet të dalë jashtë kur opsioni “deri në adresë” është aktivizuar në aplikacion, motorristi i përgjigjet me tallje: “O gjigand, mos e do në tavolinë?”.
Ky reagim i motorristit është një shkelje e hapur e rregullave të sjelljes profesionale dhe mungesë respekti ndaj klientit.
Aldor Nini e ka cilësuar këtë sjellje si të papranueshme dhe ka njoftuar se do ta sinjalizojë si shkelje të rregullave të marrëdhënies me klientët.
Në tregjet e tjera ku Wolt operon, një sjellje e tillë do të shkaktonte pezullimin e menjëhershëm të motorristit.
Në Shqipëri, mbetet të shihet nëse kompania do të marrë masa të menjëhershme për të adresuar këtë situatë, apo do të lejojë që trajtimi i klientëve të vazhdojë në këtë mënyrë.