Pikat kryesore
- Në intervistën për Report Tv, Salianji artikulon publikisht akuza se Ergys Agashi është lidhje e afërt e Sali Berishës dhe për këtë arsye kurrë nuk është denoncuar nga PD, deri në momentin që u në kërkim nga SPAK.
- Salianji ngre pyetjen se përse në PD heshtin, jo vetëm për Agasin, por edhe për personazhe të tjerë që dalin në dosjen e AKSHI-t, si biznesmeni tjetër në kërkim Ermal Beqiri.
- Madje, ish-deputeti i thotë Berishës se ai nuk ka guximin të përmendë as grupin kriminal të Troplinëve, që sipas tij ishin klani që e involvuan Agasin në politikë.
Ish-deputeti Ervin Salianji e krahason Flamur Nokën me gomerët, ndërsa u përgjigjet akuzave që janë artikuluar ndaj tij se i shërben krimit të organizuar dhe Ergys Agasit, biznesmeni i në kërkim nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t. Në intervistën për Report Tv, Salianji artikulon publikisht akuza se Ergys Agashi është lidhje e afërt e Sali Berishës dhe për këtë arsye kurrë nuk është denoncuar nga PD, deri në momentin që u në kërkim nga SPAK. Salianji ngre pyetjen se përse në PD heshtin, jo vetëm për Agasin, por edhe për personazhe të tjerë që dalin në dosjen e AKSHI-t, si biznesmeni tjetër në kërkim Ermal Beqiri. Madje, ish-deputeti i thotë Berishës se ai nuk ka guximin të përmendë as grupin kriminal të Troplinëve, që sipas tij ishin klani që e involvuan Agasin në politikë. “Është idiotësia e ngritur në monument. Është ky zotëria, një prej arsyeve përse PD humb, është sepse llumi në përgjithësi bie në fund, ndërsa PD e ka ngjitur sipër. Këto janë akuza që edhe gomerët nuk i bëjnë, ndjesë gomerëve që po i krahasoj me këtë. Unë e kam denoncuar dhe e denoncoj Agasin. Agasi është lidhje afërt me njerëz të afërt të Berishës, për të cilin nuk ka folur deri në momentin që u në kërkim nga SPAK. Dosja e AKSHI-t është një dosja skandaloze, në të cilën Berisha nuk përmend as Troplinët dhe as Ermal Beqirin. Madje për shkak të burgosjes sime, nuk ka dërguar në SPAK raportin e komisionit hetimor të TIMS për shkak se në atë raport dilte që ishin njerëz të Agasit, ishte i përfshirë Ermal Beqiri”, shprehet Salianji për Report Tv.