Sot, temperaturat në Shqipëri pritet të variojnë nga 11 gradë Celsius në mëngjes deri në 30 gradë në orët e pasdites. E diela do të karakterizohet nga diell dhe temperatura të larta, por gjithashtu do të ketë vranësira lokale. Pasdite, në disa zona të Shqipërisë, veçanërisht në ato malore, parashikohen zhvillime më të forta të vranësirave, me mundësi për rrebeshe shiu të izoluara, shoqëruar me vetëtima dhe bubullimë. Në Maqedoninë Veriore, moti do të jetë kryesisht i nxehtë dhe me diell, ndërsa në Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës priten ndonjë rrebesh të rastësishëm. Edhe fillimi i javës së ardhshme do të sjellë mot të ngjashëm, me diell dhe temperatura të larta, por sërish në orët e pasdites do të ketë mundësi për zhvillime atmosferike dhe rrebeshe shiu në zonat malore.
Moti sot: Temperaturat arrijnë deri në 30 gradë Celsius