Moti i keq u dëmtoi prodhimet, Zhupa pjesë e protestës së fermerëve në Konispol: Janë…

Moti i keq u dëmtoi prodhimet, Zhupa pjesë e protestës së fermerëve në Konispol: Janë…

Pikat kryesore

  • “Ju u përballët me një fushatë të tmerrshme dezinformimi që thoshte se mandarinat janë me pesticide dhe jo të shëndetshme, vetëm për të ulur çmimin që të bliheshin lirë.
  • Ajo theksoi se nuk ishte në protestë për qëllime politike, por në cilësinë e përfaqësueses së tyre në Kuvend, duke premtuar se zëri i fermerëve do të ngrihet në amendimet e buxhetit 2026.
  • “Do të bëj propozimet e duhura në amendamentet e buxhetit të 2026 për të adresuar problemet tuaja.

Moti i keq u dëmtoi prodhimet, Zhupa pjesë e protestës së fermerëve në Konispol: Janë lënë në mëshirë të fatit Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, iu bashkua sot protestës së fermerëve në Konispol, të cilët prej ditësh kërkojnë mbështetje nga qeveria pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga përmbytjet në prodhimin e mandarinave dhe presioneve për ulje çmimi nga grumbulluesit pas fushatës së dizinformimit për produktin e tyre cilësor. Fermerët u shprehen se: “Shesim mandarinat nën kosto. Asnjë subvencionim nga shteti për ne. Edhe tani me përmbytjet asnjë mbështetje nga shteti. Deputetet socialist vijnë sa më show, biles na kanë bërë presione për të bërë analiza te privati, nga 200 mijë lek.” Gjatë fjalës së saj, Zhupa u shpreh se fermerët janë lënë të vetëm nga shteti, situata e krijuar është e rëndë, pasi fermerët janë goditur nga fatkeqësitë natyrore dhe njëkohësisht nga presioni për uljen e çmimeve, ndërsa shtoi se fushatat e shpifjeve rreth cilësisë së mandarinave të Konispolit janë të qëllimshme. “Ju u përballët me një fushatë të tmerrshme dezinformimi që thoshte se mandarinat janë me pesticide dhe jo të shëndetshme, vetëm për të ulur çmimin që të bliheshin lirë. Ajo theksoi se nuk ishte në protestë për qëllime politike, por në cilësinë e përfaqësueses së tyre në Kuvend, duke premtuar se zëri i fermerëve do të ngrihet në amendimet e buxhetit 2026. “Do të bëj propozimet e duhura në amendamentet e buxhetit të 2026 për të adresuar problemet tuaja. Fermerët e Konispolit kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë deri sa kërkesat e tyre të merren seriozisht nga qeveria. loading…

Lini një Përgjigje