Pikat kryesore
- Qyteti i Gramshit në rrethin e Elbasanit në Shqipëri ndodhet në errësirë prej më shumë se 24 orësh.
- Sipas mediave në Tiranë, më të prekurit rezultojne shtatë fshatrat e njësisë administrative Kukur.
- Kjo, pasi për shkak të motit të keq janë bllokuar rrugët dhe është dëmtuar rrjeti i energjisë elektrike.
Qyteti i Gramshit në rrethin e Elbasanit në Shqipëri ndodhet në errësirë prej më shumë se 24 orësh. Sipas mediave në Tiranë, më të prekurit rezultojne shtatë fshatrat e njësisë administrative Kukur. Kjo, pasi për shkak të motit të keq janë bllokuar rrugët dhe është dëmtuar rrjeti i energjisë elektrike. Në kuadër të kësaj janë mbyllur shkollat dhe linjat e transportit publik, të cilat lidhin fshatrat me qytetin. Punonjësit e OSHE po punojnë për të rikthyer energjinë elektrike. Ndërkohë, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Gramsh po monitorojnë situatën, për shkak të rrezikut të shtuar nga prurjet e larta të ujit në zonat malore. “🎉 Për Festat e Nëntorit, ju ftojmë të kaloni një fundjavë me atmosferë shqiptare, relaks dhe shije Çdo stinë sjell mundësi të reja, por vjeshta është ajo që na fton të ndalemi, të reflektojmë 11/11/2025 14:48 Sindikata e RTK’së i shkruan Osmanit që të ndërhyjë urgjentisht për çështjen e buxhetit: Punëtorët po kanë presion nga bankat 11/11/2025 14:47 Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për 2 të vrarë 11/11/2025 14:40 “Ftohen të gjithë shqiptarët të bashkohen”, veteranët bëhen gati për protestën në Strasburg