Pikat kryesore
- Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, është duke e përgatitur një padi ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit.
- Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi nënkryetari i SBASHK-ut Ymer Ymeri.
- Ymeri tha se padia ka të bëjë me mosfunksionalizimin e Këshillit Ekonomik-Social.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, është duke e përgatitur një padi ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit. Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi nënkryetari i SBASHK-ut Ymer Ymeri. Ymeri tha se padia ka të bëjë me mosfunksionalizimin e Këshillit Ekonomik-Social. “Jemi duke u konsultuar me Institutin e Kosovës për Drejtësi, ata e kanë një shërbim falas për shërbime juridike. Besoj që gjatë javës do ta kemi gati”, deklaroi ai. “Ka të bëjë me mosfunksionalizimin gjatë këtyre tri viteve të Këshillit Ekonomik-Social, që mendojmë se kjo i ka dëmtuar goxha shumë të punësuarit në Kosovë”, theksoi Ymeri për Klankosova.tv. ✅ Marrëveshje direkte me kompaninë ✅ Duke filluar nga 279.70 € kësti 10/28/2025 09:17 Tirana e tejkalon dhe Milanon – Ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse 10/28/2025 09:14 Një grua bie nga lartësia, humb jetën në spital 10/28/2025 09:08 Rruga Bob Doll po zgjerohet, Përparim Rama: Kemi larguar ndërtesat ilegale dhe kemi shtu linjë shtesë