Pikat kryesore
- Alba Pollozhani dhe Lim Hoti po vijojnë me historinë e tyre brenda Big Brother VIP Kosova 4.
- Sigurisht në këtë mes është e përfshirë edhe banorja tjetër e shtëpisë, Dolce.
- Teksa kjo e fundit ka krijuar një raport më të afërt me Limin, duket se kjo gjë po i pengon Albës.
Alba Pollozhani dhe Lim Hoti po vijojnë me historinë e tyre brenda Big Brother VIP Kosova 4. Sigurisht në këtë mes është e përfshirë edhe banorja tjetër e shtëpisë, Dolce. Teksa kjo e fundit ka krijuar një raport më të afërt me Limin, duket se kjo gjë po i pengon Albës. Ata po qëndronin në oborr në momentin kur Dolce dhe Limi shkëmbyen puthje me njëri-tjetrit. Alba ia kërkoi Limit që këtë mos ta bënte në prani të saj, ndonëse largohet nga ta. “Këto gjëra mos m’i bëj. Kaq po të them. Boll”, tha ajo. Banori e injoroi duke mos i kthyer përgjigje dhe vazhdoi me Dolcen në oborr.