Pikat kryesore
- “Le ta kthejmë ne shpresën në forcë, forcën në fitore sepse ne nuk jemi thjesht opozita, ne jemi shpresa e vetme e Shqipërisë dhe nuk dorëzohemi kurrë.
- Fitore”, kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha në fund të fjalës së tij në podiumin e vendosur në protestën e shtatë të kësaj force politike.
- I njëjti skenar ashtu sikurse në protestat e kaluara u përsërit e kësaj here.
“Le ta kthejmë ne shpresën në forcë, forcën në fitore sepse ne nuk jemi thjesht opozita, ne jemi shpresa e vetme e Shqipërisë dhe nuk dorëzohemi kurrë. Fitore”, kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha në fund të fjalës së tij në podiumin e vendosur në protestën e shtatë të kësaj force politike. I njëjti skenar ashtu sikurse në protestat e kaluara u përsërit e kësaj here. Pas përfundimit të fjalës, Berisha mori flamurin kuq e zi në duar, ndërkohë që drejt Kryeministrisë u qëllua me breshëri molotovësh dhe fishekzjarrësh. I njëjti skenar ky dhe si në protestat e kaluara. Ndërkohë që në këto momente Policia iu kundërpërgjigj protestuesve duke hedhur gazlotsjellës. Kjo ka sjellë dhe një përplasje mes oficerëve të Policisë dhe deputetit Flamur Noka, ndërkohë që disa protestues u shoqëruan menjëherë në Komisariatin e Policisë. Burime për mediat bëjnë me dije se në çantat e tyre ata kishin molotovë të bërë gati për t’i hedhur drejt Kryeministrisë.