Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

Pikat kryesore

  • Pedagogia Arsejda Gjyli ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se mocioni “Spiropali” është një lëvizje të zgjuar por kryesisht personale dhe ambicioze.
  • Gjyli thekson se deklaratat e Spiropalit vijnë në kulmin e një proteste që ka kaluar tashmë mbi 40 ditë.
  • Ajo vlerëson se koha e zgjedhur nga Spiropali nuk është e rastësishme.

Pedagogia Arsejda Gjyli ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se mocioni “Spiropali” është një lëvizje të zgjuar por kryesisht personale dhe ambicioze. Gjyli thekson se deklaratat e Spiropalit vijnë në kulmin e një proteste që ka kaluar tashmë mbi 40 ditë. “ Duke qenë se zonja Spiropali më parë ka shprehur edhe pakënaqësitë e saj sa i takon shkarkimit nga pozicioni i ministres për Punët e Jashtme, mosdakordësimin dhe mënyrën se si u pozicionua në çështjen Balluku në votimin në Parlament, të gjitha këto tregonin një rreshtim në një linjë pak më moderuar sesa linja zyrtare e partisë”, tha Gjyli. Ajo vlerëson se koha e zgjedhur nga Spiropali nuk është e rastësishme. “ Kjo vjen si një moment i saj personal i cili i shërben si një valvul shkarkimi të të gjithë atij akumulimi që protesta nxori në shesh. Ky është një moment, gjykoj në terma politikë, sa i zgjuar aq edhe ambicioz nga ana e zonjës Spiropali… ”, theksoi Gjyli. “ Mendoj që kjo strategji e ofruar nga zonja Spiropali i shërben asaj për t’u rikonfirmuar në Partinë Socialiste si një element shumë i rëndësishëm dhe një nga pretendentet kryesore për të qenë në krye të asaj partie, mbase edhe të qeverisjes së ardhshme… ”, u shpreh Gjyli. Gjyli vëren se Spiropali nuk shkëputet nga linja e partisë, por pozicionohet si “këshilltare e jashtme” që ofron alternativa, duke u bërë njëkohësisht “një me problematikat e qytetarëve”. “ Në të njëjtën kohë ajo nuk shkëputet nga linja e partisë, qëndron në këtë linjë dhe thotë “unë jam këtu, jam me Partinë Socialiste, nuk distancohem nga Partia Socialiste”, por ofron, pra bën indirekt rolin e këshilltares së jashtme të Partisë Socialiste, duke thënë alternativa në këtë moment politik me të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur në vendin tonë me një protestë. Këtu ajo i shërben edhe si valvul shkarkimi protestës me të gjithë problematikat. Ajo bëhet një me problematikat e qytetarëve, me hallet e qytetarëve dhe thotë “unë jam këtu për të ofruar një strategji që indirekt më shërben edhe mua po i shërben edhe partisë time sepse unë nuk distancohem nga partia ”, tha më tej Gjyli.

Lini një Përgjigje