Mobilizimi më i madh popullor i dekadave të fundit”/ Media italiane: Shqiptarët kanë…

Mobilizimi më i madh popullor i dekadave të fundit”/ Media italiane: Shqiptarët kanë…

Pikat kryesore

  • “IL Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një shkrim të gjatë protestës kundër qeverisë në Shqipëri, e cila ka hyrë në ditën e 39.
  • Sipas kësaj medieje, bëhet fjalë për mobilizimin më të madh popullor që vendi ka njohur në dekadat e fundit, ndërsa arritja më e madhe e tij është, sipas saj, largimi i frikës.
  • Po ashtu, vëmendje i është kushtuar edhe “luftës hibride” që, sipas medias italiane, është zhvilluar nga kryeministri Edi Rama, i cili ka tentuar ta paraqesë protestën si produkt të Iranit ose Rusisë.

“IL Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një shkrim të gjatë protestës kundër qeverisë në Shqipëri, e cila ka hyrë në ditën e 39. Sipas kësaj medieje, bëhet fjalë për mobilizimin më të madh popullor që vendi ka njohur në dekadat e fundit, ndërsa arritja më e madhe e tij është, sipas saj, largimi i frikës. Po ashtu, vëmendje i është kushtuar edhe “luftës hibride” që, sipas medias italiane, është zhvilluar nga kryeministri Edi Rama, i cili ka tentuar ta paraqesë protestën si produkt të Iranit ose Rusisë. Në artikull trajtohet edhe dhuna e policisë ndaj protestuesve, si dhe mungesa e reagimit nga institucionet. Mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka parë në dekadat e fundit po vazhdon ende, duke u përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe duke u përballur me përpjekje të vazhdueshme për delegjitimim. “Arritja më e rëndësishme e protestës është ajo që organizatorët e përshkruajnë si vrasja e frikës. Shqiptarët nuk e shohin më pushtetin e kryeministrit Edi Rama si të paprekshëm. Ky ndryshim në psikologjinë kolektive mund të jetë pasoja më domethënëse e kësaj lëvizjeje”.

Lini një Përgjigje