“Mjaft me vrasje, kohë për paqe”, mesazhi i BE-së për Rusinë, Hungaria refuzon sërish një tekst kritik ndaj Moskës Bashkimi Evropian, me përjashtim të Hungarisë, e cila refuzoi përsëri të mbështeste një tekst kritik ndaj Moskës, lëshoi një mesazh të fortë pas sulmit të ri rus ndaj Kievit. 26 shtetet anëtare nënshkruan një deklaratë të përbashkët të paraqitur nga Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Kallas, duke dënuar “natyrën e pamatur të sulmeve ruse dhe shpërfilljen e ligjit ndërkombëtar”. Teksti nënvizon se “sulmet e qëllimshme kundër civilëve dhe objektivave jo-ushtarake përbëjnë krime lufte”, me paralajmërimin se “të gjithë komandantët, autorët dhe bashkëpunëtorët e këtyre shkeljeve të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar do të mbajnë përgjegjësi”. Deklarata e 26 vendeve thekson se veprimet e fundit të Rusisë “përforcojnë vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj në mbrojtjen e tyre kundër agresionit rus dhe në përpjekjet e tyre për një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme”. Në të njëjtën kohë, ata zotohen të “vazhdojnë dhe forcojnë” mbështetjen për Ukrainën, ndërsa njoftojnë se do të “përshpejtojnë procedurat për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë”. Mesazhi përfundon me apelin: “Rusia duhet të ndalojë vrasjet dhe të tregojë një vullnet të vërtetë për paqe”. /tch Fillimi i vitit shkollor, këshillat shëndetësore që çdo prind duhet t’i ketë parasysh “Mjaft me vrasje, kohë për paqe”, mesazhi i BE-së për Rusinë, Hungaria refuzon sërish një tekst kritik ndaj Moskës Merz paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të zgjasë “për muaj të tërë” Rikthimi në garë për Lipjanin, Shukri Buja: Është amanet i shokëve në Hagë Fermin Lopez do të bëjë një deklaratë publike për të ardhmen e tij E çara e fustanit të Leonora Jakupi habit ndjekësit Fillimi i vitit shkollor, këshillat shëndetësore që çdo prind duhet t’i ketë parasysh Olta Gixhari tregon frikën që ka për djemtë e saj “Mjaft me vrasje, kohë për paqe”, mesazhi i BE-së për Rusinë, Hungaria refuzon sërish një tekst kritik ndaj Moskës
“Mjaft me vrasje, kohë për paqe”, mesazhi i BE-së për Rusinë, Hungaria refuzon sërish një tekst kritik ndaj Moskës