Pikat kryesore
- Prej disa ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi rezulton i zhdukur në rrethana misterioze, ndërsa policia dyshon se i riu mund të jetë rrëmbyer.
- Deri më tani, uniformat blu kanë vënë në pranga një person për përkrahje të autorit, si dhe kanë në kërkim shokun e ngushtë të të zhdukurit.
- Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, deklaroi në “Tirana Live” se hetuesit janë shumë të rezervuar, por përmes kamerave të sigurisë kanë ushtruar kontrolle në terren.
Prej disa ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi rezulton i zhdukur në rrethana misterioze, ndërsa policia dyshon se i riu mund të jetë rrëmbyer. Deri më tani, uniformat blu kanë vënë në pranga një person për përkrahje të autorit, si dhe kanë në kërkim shokun e ngushtë të të zhdukurit. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, deklaroi në “Tirana Live” se hetuesit janë shumë të rezervuar, por përmes kamerave të sigurisë kanë ushtruar kontrolle në terren. Sipas tij, fatkeqësisht fati i të riut ende nuk dihet dhe pistat e hetimit mbeten të hapura. Ndërkohë, po verifikohet nëse ngjarja lidhet me ndonjë konflikt të çastit, borxh, apo me faktin që personat e përfshirë kanë qenë kambistë të kriptomonedhave (Bitcoin). “Nuk dihet fati, se ku ka përfunduar. Kemi një person që është arrestuar, dhe një që është në kërkim dhe që është shoku i ngushtë i personit të zhdukur. Por, nuk kemi të dhëna të tjera. Kam përshtypjen se nëpërmjet kamerave është bërë e mundur vendndodhja dhe janë ushtruar kontrolle. Policia është shumë e rezervuar derisa të zbardhë ngjarjen. Nuk mund të themi viktima, sepse nuk kemi ende asgjë të konfirmuar. Ka një bacground të të dy personave, kanë qenë kambistë të bitcoin, nuk dihet nëse ka ardhur nga kjo veprimtari, mund të jetë edhe një konflikt i çastit, apo edhe një borxh”, tha Karamuço. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohet në Itali 42-vjeçari Detaje të reja nga vrasja në Paskuqan/ Dy pistat e hetimit, gjendet automjeti i dyshuar i autorit EMRAT/ Goditet grupi kriminal! Policia jep detaje nga aksioni në Vlorë: 6 të arrestuar, mes tyre një i kërkuar nga Italia