Miri u jep fund spekulimeve për ndarje, publikon pamje duke u puthur me bashkëshorten

Miri u jep fund spekulimeve për ndarje, publikon pamje duke u puthur me bashkëshorten

Pikat kryesore

  • Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Miri (Armir Shahini), është ribashkuar sot me familjen e tij, duke i dhënë fund zërave që qarkulluan në rrjet për një “krisje” në martesën e tij pas daljes nga shtëpia.
  • Nga pamjet e publikuara, duket se mes çiftit nuk ka hatërmbetje, pasi në takimin e parë ata shfaqen të afërt dhe madje shkëmbejnë edhe një puthje në buzë, duke treguar se marrëdhënia e tyre mbetet e njëjtë.

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Miri (Armir Shahini), është ribashkuar sot me familjen e tij, duke i dhënë fund zërave që qarkulluan në rrjet për një “krisje” në martesën e tij pas daljes nga shtëpia. Në Instastory, Miri ka ndarë një video emocionuese nga momenti i takimit, ku shihet duke përqafuar vajzën e tij, ndërsa vëmendja e ndjekësve u përqendrua edhe te prania e bashkëshortes së tij, Rabea, e cila ishte komentuar gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në reality-show. Nga pamjet e publikuara, duket se mes çiftit nuk ka hatërmbetje, pasi në takimin e parë ata shfaqen të afërt dhe madje shkëmbejnë edhe një puthje në buzë, duke treguar se marrëdhënia e tyre mbetet e njëjtë.

Lini një Përgjigje