Miri ne një mesazh të fortë për gruan dhe vajzën e tij Mbrëmjen e djeshme Miri ishte

Miri ne një mesazh të fortë për gruan dhe vajzën e tij Mbrëmjen e djeshme Miri ishte

Pikat kryesore

  • Mbrëmjen e djeshme, Miri ishte i ftuar në “Big Brother Radio”, një format i realizuar brenda shtëpisë, i cili u jep mundësinë banorëve të ndajnë më shumë detaje nga përjetimet e tyre jashtë lojës.
  • Gjatë një interviste të zhvilluar nga Juela dhe Rogert Stërkaj, biseda u ndal në një moment mjaft emocional.
  • I pyetur për një mesazh që do t’i dërgonte familjes, Miri shprehu me tone të ndjera mirënjohjen dhe dashurinë për bashkëshorten dhe vajzën e tij, duke theksuar se ato janë motivimi i tij kryesor në këtë rrugëtim.

Mbrëmjen e djeshme, Miri ishte i ftuar në “Big Brother Radio”, një format i realizuar brenda shtëpisë, i cili u jep mundësinë banorëve të ndajnë më shumë detaje nga përjetimet e tyre jashtë lojës. Gjatë një interviste të zhvilluar nga Juela dhe Rogert Stërkaj, biseda u ndal në një moment mjaft emocional. I pyetur për një mesazh që do t’i dërgonte familjes, Miri shprehu me tone të ndjera mirënjohjen dhe dashurinë për bashkëshorten dhe vajzën e tij, duke theksuar se ato janë motivimi i tij kryesor në këtë rrugëtim. Fillimisht, ai gjeti mirëkuptim te Rogerti, duke iu drejtuar: “Faleminderit shumë që më dhatë këtë mundësi, unë e kuptoj shumë mirë dhe nga ty e kuptoj edhe më mirë sepse ti vetë je një prind i një djali, ti më kupton më shumë se gjithë të tjerët.” Më pas, ai u fokusua te mesazhi i tij i drejtpërdrejtë: “ Unë kam një mesazh shumë të fortë për bashkëshorten time Rabea dhe vajzën time. I them që i dua shumë, se janë një forcë shumë e madhe që unë jam këtu në Big Brother, motivi im të eci sa më shumë.” Ai e përmbylli rrëfimin e tij me fjalët: “I dua shumë, kam shumë nevojë për to, jetoj me to dhe mezi pres t’i takoj.”

Lini një Përgjigje