Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem,…

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem,…

Pikat kryesore

  • Ministria e Jashtme izraelite ka njoftuar se regjimi iranian po lëshon raketa në Jeruzalem, njëra prej të cilave goditi vetëm disa qindra metra larg Qytetit të Vjerët, që njihet edhe si qendra e 3 besimeve fetare.
  • Kjo është arsyeja pse lutjet në të gjitha vendet e shenjta janë pezulluar përkohësisht”, vijon më tej mesazhi i Ministrisë.

Ministria e Jashtme izraelite ka njoftuar se regjimi iranian po lëshon raketa në Jeruzalem, njëra prej të cilave goditi vetëm disa qindra metra larg Qytetit të Vjerët, që njihet edhe si qendra e 3 besimeve fetare. “Regjimi iranian po lëshon raketa në Jerusalem, njëra prej të cilave goditi vetëm disa qindra metra larg Qytetit të Vjetër, Murit Perëndimor, Xhamisë Al-Aksa dhe Kishës së Varrit të Shenjtë” , ka shkruar Ministria e Jashtme në rrjetin social ‘X’, ku ka publikuar edhe pamje nga sulmi. “Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së besimtarëve është e para. Kjo është arsyeja pse lutjet në të gjitha vendet e shenjta janë pezulluar përkohësisht”, vijon më tej mesazhi i Ministrisë.

Lini një Përgjigje