Pikat kryesore
- Sipas ministrit, vendi po punon për përshtatjen me kërkesat e reja të sigurisë kolektive, duke i kushtuar rëndësi forcimit të kapaciteteve ushtarake, pajisjes moderne dhe rritjes së gatishmërisë së Forcave të Armatosura.
- Në deklaratën për mediat, Nufi shprehu mirënjohjen për të gjithë personat e përfshirë në shuarjen dhe menaxhimin e vatrave të zjarrit, nga forcat operacionale deri te strukturat vendore dhe ekipet mbështetëse.
- Sipas ministrit, përdorimi i teknologjisë së monitorimit ka luajtur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e situatës.
Shqipëria po përgatitet për një etapë të re të angazhimit të saj në NATO, me fokus te rritja e investimeve në mbrojtje, modernizimi i Forcave të Armatosura dhe forcimi i rolit të vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Gjatë një konference për mediat, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u shpreh se zhvillimet e ardhshme në kuadër të NATO-s dhe organizimi i samitit të ardhshëm të Aleancës në Tiranë përbëjnë një mundësi të rëndësishme për të vlerësuar rolin strategjik të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë. Sipas ministrit, vendi po punon për përshtatjen me kërkesat e reja të sigurisë kolektive, duke i kushtuar rëndësi forcimit të kapaciteteve ushtarake, pajisjes moderne dhe rritjes së gatishmërisë së Forcave të Armatosura. Samiti i NATO-s në Tiranë pritet të jetë një ngjarje me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, duke nxjerrë në pah pozicionin e saj strategjik në krahun lindor të Aleancës dhe angazhimin e saj në misionet e përbashkëta të sigurisë. Rritja e investimeve në mbrojtje dhe modernizimi i strukturave ushtarake mbeten ndër prioritetet kryesore për Shqipërinë, në një kohë kur sfidat e sigurisë globale dhe rajonale po kërkojnë një rol më aktiv nga vendet anëtare të NATO-s. Gjithashtu ministri Nufi, ka vlerësuar punën e strukturave të angazhuara në përballimin e situatës me zjarret, duke bërë të ditur se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka administruar raportimet nga strukturat vendore dhe ka koordinuar kërkesat për aktivizimin e kapaciteteve shtesë tokësore dhe ajrore. Në deklaratën për mediat, Nufi shprehu mirënjohjen për të gjithë personat e përfshirë në shuarjen dhe menaxhimin e vatrave të zjarrit, nga forcat operacionale deri te strukturat vendore dhe ekipet mbështetëse. Sipas ministrit, përdorimi i teknologjisë së monitorimit ka luajtur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e situatës. Ai theksoi se monitorimi me dronët Bayraktar ka rezultuar efektiv për identifikimin e hershëm të vatrave të zjarrit dhe për reagimin më të shpejtë të strukturave përgjegjëse. Nufi nënvizoi se koordinimi mes institucioneve dhe përdorimi i kapaciteteve shtesë kanë qenë elementë kyç në përballimin e emergjencave, duke garantuar një reagim më të organizuar ndaj situatave të krijuara nga zjarret. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027, Koçiu: Gati të pozicionohemi si partner konkurrues në industrinë e mbrojtjes Ballkani, NATO, Samiti…dhe Rama/ Analiza e agjencisë turke “Anadolu”: Shqipërisë iu besua privilegj i merituar Samiti i NATO-s në Tiranë vitin e ardhshëm/ Fino: Dëshmi besimi! Kemi nisur punën për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm