Pikat kryesore
- Zyrtari i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), Eroll Shehu, ka konfirmuar se inspektimi i paparalajmëruar në fabrikën e qumështit “Vita” është kryer me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja.
- Gjatë ditës së sotme, 25 inspektorë kanë zhvilluar një kontroll në ambientet e “Vita”, pa njoftim paraprak.
- Sipas autoriteteve, inspektimi është ndërmarrë pasi kompania ka ulur sasinë e prodhimit të qumështit nga 1 korriku, duke arsyetuar vendimin me mungesën e tregut.
Zyrtari i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), Eroll Shehu, ka konfirmuar se inspektimi i paparalajmëruar në fabrikën e qumështit “Vita” është kryer me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja. Gjatë ditës së sotme, 25 inspektorë kanë zhvilluar një kontroll në ambientet e “Vita”, pa njoftim paraprak. Sipas autoriteteve, inspektimi është ndërmarrë pasi kompania ka ulur sasinë e prodhimit të qumështit nga 1 korriku, duke arsyetuar vendimin me mungesën e tregut. Për këtë arsye, AUVK ka nisur procedurat e inspektimit, të cilat sipas raportimeve synojnë edhe verifikimin e kushteve për vazhdimin e aktivitetit të kompanisë. Eroll Shehu ka konfirmuar se veprimi është ndërmarrë në bazë të një vendimi të ministrit. “Jemi duke e zbatuar vendimin e ministrit. Vendimi është që të bëhet inspektimi pa paralajmërim. Sot e kemi urdhër që të bëhet në këtë qumështore”, është shprehur ai. Inspektimi vjen në një kohë kur “Vita” ka reaguar ashpër ndaj institucioneve, duke e cilësuar veprimin si presion ndaj prodhuesit vendor. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi rezultatet e kontrollit apo masat që mund të ndërmerren pas përfundimit të inspektimit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Protesta e fermerëve, ankohen për mbylljen e “Vitës”: Ne na marrin në qafë, shteti i pari Mustafa: Veprimet ndaj “Vitës” po i çojnë prodhuesit vendorë drejt mbylljes Mbyllja e “Vitës”, reagon LBK: Bizneset nuk janë objekt eksperimentesh politike