Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk…

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk…

Pikat kryesore

  • Gjatë fjalës së tij, Ministri u ndal te kuptimi i Ringjalljes si një moment që tejkalon idenë e fundit dhe rikthen shpresën për një fillim të ri.
  • Duke iu referuar Bibla, ai citoi vargun “Ai nuk është këtu; u ringjall” (Luka 24:6), duke theksuar se kjo ngjarje përfaqëson një kthesë të thellë në mënyrën si kuptohet e ardhmja e njeriut.
  • “Në një vend si ky, ku çdo ditë lidhet me përgjegjësi dhe reflektim, mesazhi i Pashkës është se njeriu nuk është i mbyllur përfundimisht në të shkuarën e tij,” u shpreh Ministri.

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Adriatik Kupi, bashkë me zyrtarë të tjerë, morën pjesë sot në meshën e Pashkës në një nga Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), ku përcolli një mesazh për të paraburgosurit që festojnë këtë ditë të shenjtë. Gjatë fjalës së tij, Ministri u ndal te kuptimi i Ringjalljes si një moment që tejkalon idenë e fundit dhe rikthen shpresën për një fillim të ri. Duke iu referuar Bibla, ai citoi vargun “Ai nuk është këtu; u ringjall” (Luka 24:6), duke theksuar se kjo ngjarje përfaqëson një kthesë të thellë në mënyrën si kuptohet e ardhmja e njeriut. “Në një vend si ky, ku çdo ditë lidhet me përgjegjësi dhe reflektim, mesazhi i Pashkës është se njeriu nuk është i mbyllur përfundimisht në të shkuarën e tij,” u shpreh Ministri. Ai theksoi se drejtësia ka rolin e saj në vendosjen e kufijve dhe përgjegjësisë, por duhet të mbetet e lidhur me mundësinë e ndryshimit dhe riintegrimit. Sipas tij, Ringjallja nuk e mohon të shkuarën, por hap një perspektivë të re për të ardhmen. Vizita u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe reflektuese, në prani të përfaqësuesve të institucionit dhe shërbimit fetar, ndërsa Ministri uroi të gjithë besimtarët për Pashkën.

Lini një Përgjigje