Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

Pikat kryesore

  • Nga Shkolla e Magjistraturës, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mbajti një konferencë të përbashkët me homologun e tij francez, Gerald Darmanin.
  • “Një ditë shumë e ngjeshur që nisi me sesionin çelës të Kongresit Botëror të Ligjit që ndodh vitin tjetër, por ministri pati mundësinë të shohë nga afër zhvillimin e drejtësisë në një dekadë.
  • Punën e një shoqërie të tërë, kombi të tërë, ndarjen e saj njëherë e mirë nga politika, fuqizimin e pavarësisë së saj dhe ecjen drejt standardeve europiane ”, deklaroi Gogu.

Nga Shkolla e Magjistraturës, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mbajti një konferencë të përbashkët me homologun e tij francez, Gerald Darmanin. “Një ditë shumë e ngjeshur që nisi me sesionin çelës të Kongresit Botëror të Ligjit që ndodh vitin tjetër, por ministri pati mundësinë të shohë nga afër zhvillimin e drejtësisë në një dekadë. Punën e një shoqërie të tërë, kombi të tërë, ndarjen e saj njëherë e mirë nga politika, fuqizimin e pavarësisë së saj dhe ecjen drejt standardeve europiane ”, deklaroi Gogu. Më tej, ndau disa detaje nga diskutimi në takimin e tyre. “Kemi folur për fuqizimin e marrëdhënieve mes vendeve tona në fushën e drejtësisë, e cila bën jo vetëm modernizimin e legjislacionit për të cilin po punojmë, por ne kemi bashkëpunuar edhe për magjistraturën. Sapo mbyllëm një takim me studëntë, duke shpresuar që ndihma e qeverisë franceze bashkë me qeveri të tjerë kanë sjellë te Shkolla e Magjistraturës, kontribuon në rritjen e profesionalizmit. Mezi presim të bashkëpunojmë edhe në fusha të tjera. Lufta kundër krimit të organizuar është një fushë e përbashkët globale, por europiane dhe mes qeverive tona kemi vendosur piketat e bashkëpunimit, që do t’i fuqizojmë më tej me hapa konkretë”, shtoi ai. Ministri francez theksoi se ishte një takim frytëdhënës dhe se sistemi i drejtësisë në Shqipëri po ecën me hapa konkretë. Sipas tij, reforma në drejtësi, është mjaft e rëndësishme për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Lini një Përgjigje