Milani po e udhëheq garën për të nënshkruar me yllin 25-milionësh të Villarrealit

Milani po e udhëheq garën për të nënshkruar me yllin 25-milionësh të Villarrealit Villarreal ka pasur një verë shumë aktive, por ajo nuk ka përfunduar ende pasi mund të humbasë një lojtar kyç në drejtim të Milanit para afatit të së hënës. Burime të Football España kanë zbuluar ekskluzivisht se Milani e ka përzgjedhur Juan Foyth si një alternativë të fortë ndaj Manuel Akanji-t të Manchester City-t, i cili aktualisht mbetet objektivi kryesor për mbrojtjen. Kontaktet fillestare janë bërë mes Milanit dhe Villarrealit për disponueshmërinë e mbrojtësit argjentinas, me “Nëndetësen e Verdhë” që ka vendosur një çmim prej 25 milionë eurosh për 26-vjeçarin. Foyth, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i djathtë, vlerësohet nga stafi teknik i Milanit për fleksibilitetin e tij, megjithëse aktualisht janë të gatshëm të paguajnë vetëm 17 milionë euro. Sidoqoftë, kjo qasje mund t’i kushtojë, pasi raportohet se edhe Sevilla po e monitoron situatën nga afër, ndërsa dy klube të tjera europiane, ende të paemëruara, kanë kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit. Këto zhvillime mund ta forcojnë pozitën negociuese të Villarrealit, gjë që do ta komplikonte ndjekjen e Milanit. Nuk është aspak e sigurt që Akanji do të përfundojë në “San Siro”, prandaj Milani po e mban opsionin Foyth të hapur, megjithëse konkurrenca në rritje mund t’i detyrojë të përshpejtojnë bisedimet ose të rishikojnë strategjinë e tyre të merkatos. Logan Costa dhe Willy Kambwala janë të dy jashtë për një kohë të gjatë, gjë që e detyroi Villarrealin të sillte Santiago Mourino dhe Renato Veiga. Trajneri Marcelino Garcia Toral ka nevojë për stabilitet në këtë moment, dhe pikërisht këtë e ofron Foyth. Ai pritet të jetë titullar i rregullt në qendër të mbrojtjes, prandaj Milani ka shumë gjasa të duhet të paguajë plot 25 milionë euro për ta marrë lojtarin. /GazetaExpress/ Milani po e udhëheq garën për të nënshkruar me yllin 25-milionësh të Villarrealit Mësohet se çka po e pengon kalimin e Antonyt te Betisi Hojlund do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Napoli të dielën Flick flet për dyshen e lënduar te Barcelona Juventusi po e shënjestron Mazraouin e Unitedit Milani po e udhëheq garën për të nënshkruar me yllin 25-milionësh të Villarrealit Çifti ukrahinas bllokohet në kodrat e Zvërnecit, era e fortë rrëzon pemën dhe i bllokon “Takim konsultativ”, Dimal Basha edhe zyrtarisht thërret mbledhjen e Kryesisë për të hënën Era i këput litarët anijes në Portin e Durrësit Drejtori i OJQ-së “Aktiv”, Miodrag Milicevic, në pesë udhëtime ishte shoqëruar me të dyshuarën për spiunazh Murganiq INSTAT: Ndikim rritja e pagës mesatare bruto me 9.8%

Lini një Përgjigje