Milani e shet Leaon për 40-50 milionë euro: Arabia, Premier dhe Barcelona në sfond

Milani e shet Leaon për 40-50 milionë euro: Arabia, Premier dhe Barcelona në sfond

Pikat kryesore

  • Klubi kuqezi po lëviz për merkaton, duke nisur nga një shitje e rëndësishme.
  • Portugezi ka një kontratë deri në 2028-ën me rreth 7 milionë euro në vit.
  • Merkatot e vetme të hapura janë, si gjithmonë, Arabia Saudite dhe Premier League.

Klubi kuqezi po lëviz për merkaton, duke nisur nga një shitje e rëndësishme. Portugezi ka një kontratë deri në 2028-ën me rreth 7 milionë euro në vit. Merkatot e vetme të hapura janë, si gjithmonë, Arabia Saudite dhe Premier League. Është edhe Barcelona, që e ka kërkuar në të kaluarën, por tani nuk duket se ka më antuziazëm për portugezin. Ka gjasa që Leao të futet në grupin e zëvendësuesve të mundshëm të Rashford, nëse anglezi rikthehet në Manchester. Leao nuk ngjall më atë interesin e dikurshëm. Në Verova dhe asistin për Rabiot, por pjesa tjetër e ndeshjes ishte në nivelin që po shenjon sezonin e tij. Allegri po përpiqet ta menaxhojë, teknikisht dhe nga ana njerëzore. Por vërshëllimat në “San Siro” kanë treguar edhe fundin e durimit të popullit kuqezi. Milani gjithsesi nuk mund të privohet lehtë prej tij, sespe bëhet fjalë për një sulmues që ka qenë i rëndësishëm vitet e fundit. Edhe këtë sezon, i torturuar nga dëmtimet dhe rënia e formës, ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 3 asiste në një rol që nuk e ka mbuluar më parë.

Lini një Përgjigje