Pikat kryesore
- Aventura e dytë e Masimiliano Alegrit me Milan ka zgjatur vetëm një sezon.
- Tekniku është larguar nga detyra, si një prej shkaktarëve të sezonit zhgënjyes, të mbyllur vetëm në vendin e gjashtë në Serinë A.
- Shumë shpejt është mbyllur edhe karriera e Igli Tares si drejtor sportiv i Milan.
Te Milan nis gjithçka nga zero. Pronari Xherri Kardinale ka nisur spastrimet nga pankina. Aventura e dytë e Masimiliano Alegrit me Milan ka zgjatur vetëm një sezon. Tekniku është larguar nga detyra, si një prej shkaktarëve të sezonit zhgënjyes, të mbyllur vetëm në vendin e gjashtë në Serinë A. Shumë shpejt është mbyllur edhe karriera e Igli Tares si drejtor sportiv i Milan. Edhe shqiptari, i vendosur në qendër të kritikave për merkaton, është larguar nga detyra. Nuk i kanë shpëtuar shkarkimit as drejtuesit e tjerë të klubit kuqezi. Administratori i Deleguar, Xhorxho Furlani, dhe përgjegjësi i skautizmit, Monkada, gjithashtu janë bërë “viktima” të dështimit të madh të skuadrës kuqezi në sezonin që sapo u mbyll. I vetmi që ka shpëtuar nga “shpërthimi” i padronit amerikan të klubit milanist është Zlatan Ibrahimoviç. Madje, sipas mediave italiane, ish-sulmuesi suedez do të ketë një rol më domethënës në revolucionin e Milan. Gjithsesi, për të ardhmen do të mësohet më shumë në ditët në vijim, ku do të vendoset trajneri i ri, por edhe strategjia në merkaton e verës, që do të jetë e varfër pa paratë e Champions League./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tare përballë “oligarkëve”/ Milan i drejtorit sportiv shqiptar, më “i varfër” se rivalët Milan, Champions në rrezik/ Kuqezinjtë munden nga Atalanta në “San Siro” në Serinë A Bie Milan, ngec “zonja”/ Kuqezinjtë rrezikojnë vendin në Champions, i mund Sassuolo