Mijëra qytetarë kundër projektit të Zvërnecit, Rama mesazh për socialistët: Përqafim të…

Mijëra qytetarë kundër projektit të Zvërnecit, Rama mesazh për socialistët: Përqafim të…

Pikat kryesore

  • Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për protestat qytetare, që kundërshtojnë projektin për investim në zonën e Zvërnecit në Vlorë, si dhe kërkojnë largimin e tij nga qeveria.
  • Një mesazh Rama kishte edhe për qytetarët që kanë votuar për PS, por që kanë dalë të protestojnë, duke thënë se janë “ peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për protestat qytetare, që kundërshtojnë projektin për investim në zonën e Zvërnecit në Vlorë, si dhe kërkojnë largimin e tij nga qeveria. Kreu i qeverisë, ka publikuar në Facebook, një intervistë të një protestuesit dhënë për News24, ndërsa shprehet i vendosur se ‘ Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota’. Një mesazh Rama kishte edhe për qytetarët që kanë votuar për PS, por që kanë dalë të protestojnë, duke thënë se janë “ peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”. “Mirëmëngjesi dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga “Shqipëria e shqiptarëve”, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes” , shkruan Rama.

Lini një Përgjigje