Pikat kryesore
- Kryeministri është optimist se Bashkimi Evropian do të vlerësojë përpjekjet e vendit tonë.
- Ai theksoi se për vendin tonë, në vend të kriterëve të Kopenhagës, po vendosen kushte artificiale nga Bullgaria.
- “Por, le ta përfundojmë detyrën tonë, ta bëjmë atë mbi baza të forta.
Rruga drejt Bashkimit Evropian, e mbushur me sfida, por ne jemi të vendosur të përfundojmë detyrat tona, të punojmë për reformat dhe të krijojmë kushte që të rinjtë të kthehen në vend, theksoi kryeministri Mickoski në Samitin në Bruksel të fokusuar në zgjerimin e BE-së. Kryeministri është optimist se Bashkimi Evropian do të vlerësojë përpjekjet e vendit tonë. Ai theksoi se për vendin tonë, në vend të kriterëve të Kopenhagës, po vendosen kushte artificiale nga Bullgaria. “Por, le ta përfundojmë detyrën tonë, ta bëjmë atë mbi baza të forta. T’i rikthejmë të rinjtë në vend dhe të krijojmë diçka të mirë për ta. Dhe të dorëzojmë detyrën e shtëpisë që të lërë përshtypje tek BE-ja. Dhe ndoshta dikush nga BE-ja do të thotë: “Mjaft më! Le të bëjmë diçka për ta!” Përndryshe, kjo dëmton vlerat tona dhe në thelb nuk ka të ardhme. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, theksoi se zgjerimi i BE-së, i cili për të është edhe një prioritet personal, është më i rëndësishëm dhe më aktual sot sesa gjatë dekadës së kaluar, duke i inkurajuar vendet kandidate të vazhdojnë me reformat. BE-ja gjithashtu duhet të vendosë nëse mund të lejojë të humbasë më shumë kohë dhe nëse është e gatshme të angazhohet dhe të përshtatet me realitetet aktuale gjeopolitike. Para Samitit, Kosta dhe Mickoski zhvilluan një takim dypalësh, ku diskutuan për eurointegrimet e Maqedonisë dhe fillimin e negociatave. “Në takim i ripërsëritëm pozicionet tona të vetme, që janë me dinjitet pas të gjitha poshtërimeve që i kemi përjetuar gjatë 25 viteve të fundit, që nga fillimi praktik i rrugës sonë drejt Bashkimit Evropian. Të dy politikanët diskutuan gjithashtu për interkoneksionin e gazit me Serbinë, tarifat për çelikun, si dhe projektet evropiane në pjesën lindore të vendit.