Pikat kryesore
- Ndryshe nga ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, ish presidenti i vendit Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë pas xhamit të qelqtë në sallën e Gjykatës së Posaccme, për tu gjykuar për tre vepra penale.
Ndryshe nga ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, ish presidenti i vendit Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë pas xhamit të qelqtë në sallën e Gjykatës së Posaccme, për tu gjykuar për tre vepra penale. Kërkesa e tij e përsëritur për të qëndruar pranë mbrojtësit ligjor Kujtim Cakrani dhe jo i izoluar pas një kafazi nuk u mor parasysh as nga trupa e re gjykuese, në senacën e parë në themel që u zhvillua ndaj tij, tashmë në një proces me procedurë të zakonshme. Trupa e gjyqtarëve Erjon Bani, Rudina Palloi dhe Marinela Osmani pasi u tërhoqën 90 minuta në dhomë këshillimi, vendosën rrëzimin e kërkesës me argumentin se qëndrimi në ambientin ndarës prej xhami, nuk cënon të drejtat procedurale, nuk krijon pengesë në komunikim me mbrojtësin dhe nuk cënon prezumimin e pafajësisë.